• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vota i takon, atij që punon!

by Mimoza Dervishi
26/04/2021 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mimoza Dervishi

Shqiptarët po tregojnë se kanë votuar kthjelltësisht. Pa dilema, pa lënë vend për hamendje, i kanë dhënë bindshëm votën Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Po të analizosh fazat e fushatës dhe si erdhëm deri këtu, nuk
ka vend për habi.

Kjo është rrjedha normale dhe përfundimi është ai që pritej. Faza e parë e fushatës lloi me sondazhet, që
nxirrnin Partinë Socialiste tuese. Kjo tronditi pa masë ekstremistët e opozitës. (Sa për parantenzë, nuk është ndonjë kënaqësi e madhe të merresh me ata që mbushin studiot televizive, por fatkeqësisht, ata ishin opozita e
vërtetë dhe njëkohësisht e gabuar e këtyre zgjedhjeve).

Sondazhet u demaskuan si të paguara nga Rama. Presidenti doli në konferencë për shtyp, për t’u thënë shqiptarëve mos u besoni sondazheve. Nga ana tjetër, nervozizmi i opozitës erdhi duke u rritur. Filluan ulërimat për blerje votash, por të vetmin që kapeshin ishin vetëm lsi-sta. U tentua të bllokohej aeroporti i vetëm i vendit. Meta, duke përdhosur institucionin e presidentit, u përpoq të mbante dhunën gjallë. Flluska plasi në Elbasan, fatkeqësisht me një jetë të humbur. Dita e zgjedhjeve i gjeti shqiptarët drejt kutive masivisht. Fill pasi kutitë u mbyllën, dolën exit pollet, të cilat në shumë raste nxirrnin opozitën pothuajse barazim me mazhorancën dhe në disa raste, edhe fituese. Befas, sondazhet “e blera” nga Edi Rama, u bënë jo vetëm të besueshme, por edhe e vetmja pikë referimi e opozitës. Mjegullnaja filloi to davaritej, kur kutitë e para u hapën dhe vota reale po
numërohej.

Shqipëria ka konsoliduar tashmë një traditë në sondazhe, por exit poll-i, është një kafshatë, që, tani për tani, nuk e kapërcen dot. Për shkak se, edhe në vendet me tradita në këtë fushë, exit pollet kanë shumë të meta, metodologjia e tyre, nuk bazohet vetëm në pyetjen e drejtpërdrejtë: “për kë votove”. Njerëzit në përgjithësi, nuk duan ta tregojnë votën. Për këtë arsye, kjo pyetje nuk është e vetmja që bëhet. Exit pollet kanë si qëllim dhe shërbejnë si burim informacioni mbi demogranë e votës, gjininë, moshën, dhe sigurisht, për cështjet më të rëndësishme për votuesin. Në bazë të këtyre të dhënave nxirren dhe projeksionet e para reale. Nëse një nga pyetjet e exit polleve, fjala vjen, do të ishte mbi pandeminë apo termetin, mesiguri do të kishim një projeksion më afër votës reale. Por, ky handikap, e bëri opozitën për një moment të ëndërroi, sidomos për Tiranën, duke i dhënë kështu, lapsaxhinjve të dëshpëruar, edhe një mundësi të fundit të shfrynin kundër Erion Veliajt.

Faza tjetër shkoi dhe po shkon sipas logjikës. Po votohet ai që punon, që puna i ka duk, që kërkoi votën për të vazhduar punën. Po votohet masivisht Edi Rama dhe ekipi i tij. Për herë të tretë! Po votohen, sepse mandati i tyre i dytë, (i pari krejtësisht vetëm), është deri më sot, mandati më i sukskesshëm i një subjekti politik në Shqipërinë e 30 viteve të fundit. Amerikanët kanë një shprehje të famshme: “if it ain’t broken, don’t x it”.

Rama me mandain e tij të vetëm, funksionoi për shqiptarët. Në fund, bëri një fushatë model dhe në cdo cep të Shqipërisë ku shkeli, kishte cfarë të tregonte. Pamjet e shesheve dhe rrugëve krejtësisht të ndryshuara, edhe në ato skuta e provinca, ku kurrë s’kishte vënë dorë njeri më parë, bënë që edhe opzoita të dukej, sikur po i bënte
padashje fushatën Edi Ramës. Pamjet e shqiptarëve të ulur në radhë për t’u vaksinuar, ishin pamjet e shpresës që triumfon mbi vdekjen. Pamjet e një aeroport të ri, spital të ri, shkollë të re, të qytetarëve, që merrnin përditë celësat e shtëpive të reja, që as në ëndërr nuk i kishin menduar, ishin të prekshme, të verikueshme. Rama u kërkoi në 2017-ën mandatin vetëm shqiptarëve. Fjalën që dha, e mbajti dhe u tregoi atyre, se vetëm kështu ndryshohet. Rama nuk ka frikë të eksperimentojë.

Ai vazhdon të eskperimentojë, dhe, as veten nuk e përsërit. Megjthëse, Partisë së tij i duhej thjesht të ruante votat e 2017, dhe s’kishte nevojë të rriskonte, ai eksperimentoi sërisht me emrat që u ofroi shqiptarëve, dhe me mënyrën guximtare si i renditi në listë. Shqiptarët fillimisht e besuan, pastaj e provuan. Sot i thanë, vazhdo punën.
Në krahun përballë ishte Lulëzim Basha, që pas 8 vitesh dhe dy humbjesh, u zgjua vetëm muajin e fundit. Shumë pak, shumë vonë! Nuk mund të hiqesh si evropian për një muaj, kur ke vite, që vepron si taleban. Nuk mund të
thuash do coj vendin në Evropë, kur ke vite, që bën ato, që nuk bëhen në demokracitë e konsoliduara. Të djegësh mandatet dhe mos marrësh pjesë në zgjedhje, sepse do të vish në pushtet me dhunë, vetëm me Evropën dhe demokracinë nuk ke lidhje.

Sot, Basha, la opozitën në opozitë, për të tretën herë. Basha, ja doli, që, jo vetëm frymë mos krijonte, por të zhbënte edhe atë frymë dhe koalicion që gjeti. Nga pas e ndiqte hija plakut të vdekjes, që befas u shfaq, kur mendoi se i erdhi dita. U gjallërua nga vrasja në Elbasan. Basha, kishte para dhe pas edhe presidentin, që, vjen vërdallë dhe i bie tavolinave si i marrë. Një ditë para zgjedhjeve, presidenti i hakërrehej ambasadores amerikane, si Iliri të shoqes. Amerikanët kanë një tjetër shprehje për tipa të tillë: “crazy uncle”. Eshtë ai i cmenduri i sit (cdo s e ka një të tillë), që të gjithë duan ta shmangin ose fshehin, se të prish dasmën. Por, ai, e gjen gjithmonë një mundësi të “shkëlqejë” dhe të vijë vërdallë me pantallona ulur. Kësaj radhe, sic na paralajmëroi dhe vete, do vijë vërdallë në bulevard, ose tek mali me gropa. Shmangeni kur ta shihni.

Opozita ekstremiste edhe për pak do vazhdojë të asë për oligarkë, diktatura, regjime dhe maja hundësh. Vota e 25 prillit tregoi, se të gjitha këto, janë thjeshtë në kokën e tyre. E ndërsa shqiptarët zgjodhën të ripunësojnë Edi Ramën, të punësuarit e Metës, do vazhdojnë t’i besojnë më shumë exit polleve “të blera” nga Rama, sesa votave në kuti.

Next Post
Kina nxit gjallërimin rural me fokus qeverisjen në bazë

Kina nxit gjallërimin rural me fokus qeverisjen në bazë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In