• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vota e diasporës në rrezik, PD: Përgjegjësi e KQZ, mund ta zgjidhë pa ndërhyrje në Kod

by A R
12/11/2024 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike hedh dyshime mbi pretendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi se vota e diasporës mund të rrezikohet për shkak të afateve kohore. Sipas saj, më shumë se çështje kohe, ky shqetësim i ngritur mund të jetë një çështje kostoje financiare.

“Nuk e dimë nëse kjo është një çështje pamundësie dhe vënie në rrezik apo çështje tarife që duhet të negociohet nga operatorët postarë”, tha Ivi Kaso.

Në intervistë për A2CNN, Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore Ivi Kaso nuk e sheh zgjidhjen te ndryshimet në Kod, por këtë detyrë ja faturon KQZ-së.

“Nuk është detyrë e partive politike në këtë fazë të mendojë për zgjidhje, por detyrë e KQZ. Ka ende kohë dhe mënyrë për ta adresuar këto shqetësimi përpara se të mendojnë apo të rekomandohen propozime në kod”.

Nëse zgjidhja e vetme, thotë Ivi Kaso, është ndryshimi në Kod, atëherë PD nuk do të bëhet pengesë. Por për këtë shkuar tek ky hap selia blu ka nevojë për një shkresë zyrtare nga Celibashi.

“PD nuk do ta lë të dështojë për aspekte teknike për aq sa ka ajo në dorë, por së pari janë institucionet që duhet të eksplorojnë të gjitha mënyra të tjera. Nuk ka ende një shkresë zyrtarë për të amenduar kodin, qoftë edhe vetëm për këtë aspekt”.

Demokratët nuk duan që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të implementohet votimi elektronik, ndonëse ishin ata që kërkuan testimin e kësaj procedure në zona të caktuara të vendit.

“Është një qëndrim politik dhe nuk ka ndryshuar për sa kohë nuk ka ndryshuar qëndrimi institucional dhe instiutucioneve të drejtësisë në raport me të gjitha problematikat që kemi ngritur”.

Në krahun tjetër, PS synon që të paktën ne qarkun e Tiranës të votohet elektronikisht, pavarësisht nëse PD kundërshton. Celibashi do të duhet të zgjedhë mes kërkesës së selisë rozë për të zbatuar ligjin dhe nevojës për një proces zgjedhur me konsensus politik.

/a.r

Next Post
“Dëshmova për disa çështje”, ish-ministri i LSI del nga ambientet e SPAK pas 4 orësh

“Dëshmova për disa çështje”, ish-ministri i LSI del nga ambientet e SPAK pas 4 orësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In