Çështja e votës së Diasporës pritet të shkaktojë jo pak debate gjatë punës për përmbushjen e kësaj të drejte të emigrantëve. Për “Report TV”, Lavdrim Krashi, Deputet i PS dhe Indrit Hoxha, Sekretar për emigracionin në PD theksuan vullnetin e palëve që në vitin 2025, diaspora të votojë, por kanë ndasi të thella për mënyrën se si duhet realizuar procesi.
“Ne kemi një alternativë tonën, që sqaron se të gjithë shqiptarët jashtë vendit të kenë mundësi të votojnë dhe vota e tyre të lexohet e numërohet tek qarku dhe njësia ku ata kanë qenë të regjistruar këtu në Shqipëri. Ata të PS kërkojnë tjetër gjë. Ata kërkojnë që vota e diasporës të ketë dy apo tre deputetë të caktuar, apo ti bashkëngjiten një qarku në Shqipëri. Kjo s’mund të ndodhi”, u shpreh Hoxha.
“Vota e diasporës, do jetë votë bijo. Votë e pastër”, shprehet Krashi.
Edhe për rolin e Agjencisë Kombëtare për Diasporën, palët shprehën divergjencat e tyre.
“Është roli i nënkomisionit për diasporën që të mbikëqyrur të gjitha institucionet që kanë detyrime ligjore karshi diasporës. Për të përmendur 1 ose 2, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, apo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që ka për detyrë që të paraqesin për miratim të gjitha aktet nënligjore për t’u dhënë mundësi shqiptarëve andej kufirit të kenë mundësi të votojnë”, thotë Krashi.
“Mazhoranca krijoi një Ministri për Diasporën, më pas e shkriu duke e kthyer në një agjenci për diasporën. Edhe këtë kërkon të shkrijë dhe agjencinë, për ta zhdukur nga skena politike diasporën shqiptare. Kjo ndodh për një arsye të thjeshtë, pasi kjo mazhorancë ka bërë gjithçka për ta shkatërruar këtë vend, për ti larguar nga ky vend”, thotë Hoxha.
Rëndësia e votës së diasporës së fundmi është theksuar edhe nga Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, që sëbashku me Kreun e OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, apeluan që politika shqiptare t’i mundësojë sa më shpejt diasporës mundësinë e votës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga krahu tjetër pret nga kuvendin votimin e akteve nënligjore, të cilat do t’i hapin rrugë procedurave të tjera ligjore, që do i jepnin diasporës shqiptare, pas 35 viteve demokraci mundësinë për të votuar./ shqiptarja.com
g.kosovari
Si mund të jetë e barazvlefshme vota e dikujt që jeton jashtë me dikë që përjeton të këqijat apo të mirat e qeverisë së momentit..?! Nëse populli që jeton në Shqipëri është duke vuajtur pasojat e keqqeverisjes dhe dëshiron ta ndërrojë me votë, por ndërkohë vota e diasporës që jeton e punon jashtë Shqipërisë ua përmbys rezultatin atëherë ku është e mira e barazimit të votës?! Edhe shtetësia kur merret, duhet të kesh jetuar e kontribuar 5 vjet në një vend. Dhe jo më të më përcaktosh mënyrën e qeverisjes ti që jeton jashtë shtetit duke mos e përjetuar qeverisjen e momentit, por thjeshtë duke votuar me perceptim. Max të jetë 30-40% vlefshmëria e votës së diasporës kundrejt pjesës që jeton në vendin që qeveriset.