• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vorë, Meta: Fitorja më e madhe në nivel kombëtar

by
19/06/2015 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka mbyllur të premten në mbrëmje fushatën elektorale të Aleancës për Shqipërinë Europiane në Vorë, ku shprehu bindjen se LSI dhe ASHE do të arrijnë fitoren më të madhe në nivel kombëtar.

Në fjalën e tij, Meta u shpreh se “Vora do t’i thotë jo mashtrimit për t’i hapur dyert zhvillimit, punësimit dhe investimeve të shumta”. “Vora do t’i thotë jo Lulushit (Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike), sepse ai gënjen për orën e dorës dhe jo më për Vorën. Ndaj, tha Meta, i themi bashkë Lulushit të portokallisë boll e përgojove Vorën, boll e morët për 12 vjet nëpër këmbë Vorën me regjimin e Fiqos dhe miellin e tij të skaduar”, theksoi Meta.

Sipas tij, Vora është dy ditë larg ngjarjes më të rëndësishme, çlirimit të Bashkisë nga bunkeri i partisë.  “Vora e ka marrë vendimin e saj, nuk ka kthim pas. Bashkia e Vorës do të kthehet në modelin e punësimit dhe investimeve në nivel kombëtar”, tha Meta.

“Kam takuar me mijëra banorë të Vorës, Prezës etj. Kam takuar me qindra e mijëra të rinj e të reja. Kemi takuar me mijëra gra, të cilat nuk ishin mbledhur kurrë. Kemi parë që këtu ka një energji të jashtëzakonshme”, nënvizoi Meta.

“Ne, vijoi ai, e kemi forcën tonë tek vullneti i lirë i qytetarëve të Vorës, Bërxullës dhe të gjithë bashkisë së re e të madhe të Vorës. Vora e ka ndarë mendjen e i ka thënë “jo” regjimit të miellit të skaduar dhe zarfave të korrupsionit dhe i ka thënë “po” punësimit dhe zhvillimit. Ju i keni thënë “po” Luan Sallakut, drejtimit të duhur për Vorën. Luan Sallaku, është kandidati i të gjithë partive të jashtëzakonshme të Shqipërisë Europiane, prandaj duke votuar për Sallakun keni votuar për shërbëtorin tuaj”, tha ai.

“Duke votuar Sallakun ju votoni për ta hapur bashkinë. Ne njohim si institucion bashkinë e re te Vorës. Na thonë që kemi sjellë banditë, por ku janë këta. Apo gratë e burrat që janë këtu, janë banditë? Mos të kujtojnë se për shkak të presioneve të Lulushit ne do themi merreni Vorën, vidheni Vorën. Jo, ne nuk do ta lëmë Vorën në mëshirë të fatit”, vijoi Meta.

Ai u bëri thirrje votuesve që të denoncojnë cilindo që kërkon të deformojë apo të blejë vullnetin e tyre. “Ndërsa ndonjërit që mund të ketë marrë ndonjë zarf atje, të zyra e Fiqos dhe mund t’i ketë prishur ato lekët u them se të tuat ishin dhe ato, prandaj voto Luan Sallakun për t’i dhënë Vorës atë që meriton. Qytetarët e Vorës nuk mund të jetojnë me një zarf apo thes miell njëherë në katër vite. I ftoj të gjitha mediat që të jenë prezente. Zgjedhjet në Vorë do të jenë fantastike. Në Vorë do të arrihet fitorja më e thellë në nivel kombëtar. Votat tona janë bio, jo si mielli i Fiqos”, përfundoi Meta.

Next Post

FOTOLAJM/ Rrjetet sociale: PD nxjerr "300 mijë" njerëz në shesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

8 Marsi/ Të dhënat e RCC: Në Ballkan gratë paguhen më pak se burrat

8 Marsi/ Të dhënat e RCC: Në Ballkan gratë paguhen më pak se burrat

March 8, 2026
Sot heshtje zgjedhore, të Dielën 334 mijë qytetarë zgjedhin 5 kryetarët e rinj të bashkive

Udhëkryqi i reformës zgjedhore: Mes mosbesimit dhe presionit

March 8, 2026
Ushtronin prostitucion në banesat e marra me qira, bien në pranga dy braziliane në Durrës

Ushtronin prostitucion në banesat e marra me qira, bien në pranga dy braziliane në Durrës

March 8, 2026
Valë e re sulmesh iraniane me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit, 2 të vdekur në Kuvajt

Valë e re sulmesh iraniane me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit, 2 të vdekur në Kuvajt

March 8, 2026
Sherr për parkimin, konflikti mes të rinjve në Ujin e Ftohtë përfundon me përplasje fizike

Sherr për parkimin, konflikti mes të rinjve në Ujin e Ftohtë përfundon me përplasje fizike

March 8, 2026
Real Madrid futet në garë për ish-yllin e Milanit, bën gati 100 milionë paund

Real Madrid futet në garë për ish-yllin e Milanit, bën gati 100 milionë paund

March 8, 2026
Kultura tradicionale, një nga tërheqjet bazë të udhëtimit turistik në Kinë

Kultura tradicionale, një nga tërheqjet bazë të udhëtimit turistik në Kinë

March 8, 2026
Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

March 8, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

March 8, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Nuk ka paqe në Iran, Trump: Do vazhdojmë derisa të vriten të tërë liderët

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In