Një biznes në Vorë ka rënë pre e të shtënave me breshëri plumbash mëngjesin e kësaj të hëne. “BalkanWeb” raporton se kanë qënë punëtorët ata që kanë konstatuar shenjat e plumbave.
Referuar të njëjtave burime, mësohet se nga të shtënat ka pasur vetëm dëme materiale, në xhama dhe fasadën e biznesit.
Policia e mbërritur në vendngjarje mblodhi plot 20 gëzhoja. Blutë e kryeqytetit po punojnë për identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve. Paraprakisht nuk dihen arsyet pse ka ndodhur ngjarja.