• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vonesat për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, KLGJ i përgjigjet Metës

by A R
09/03/2022 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta lidhur me plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë.

Në reagim, thuhet se procedura e ngritjes në detyrë të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë, është e ndërvarur nga disa procedura të tjera administrative dhe gjyqësore.

“Plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën e Lartëmbetet prioritet për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Kjo procedurë është risi në sistemin gjyqësor, e cila ka ardhur si rrjedhojë e Ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe një pakete të plotë të akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji të hartuara nga Këshilli.

E mirëkuptojmë shqetësimin e ngritur nga Presidenti i Republikës për tejzgjatje të procedurës së emërimit në Gjykatën e Lartë, por për gjithë opinionin publik, informojmë se:
Procedura e ngritjes në detyrë të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë, është e ndërvarur nga disa procedura të tjera administrative dhe gjyqësore.

Së pari: Këshilli është kujdesur që të promovohen gjyqtarë të cilët kanë kaluar me sukses procesine rivlerësimit kalimtar i cili ka marrë një kohë të konsiderueshme.

Së dyti: nga procedura e ankimit gjyqësor të vlerësimit etik profesional, apo renditjes së gjyqtarëve për ngritjen në detyrë. Ka pasur disaprocese të zhvilluara përpara gjykatës administrative të apelit, të cilat kanë zgjatur për rreth 10(dhjetë) muaj.
Së treti: nga procesi i gjykimit incidental përpara Gjykatës Kushtetuese, proces i cili pezulloiprocedurën e ankimit gjyqësor.
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar në mënyrë të menjëhershme sapo janë eliminuar pengesat e përmendura më sipër, dhe ju siguron se ka marrë të gjitha masat dhe ka vijuar intensivisht punën për propozimin për emërim të kandidatëve.
Këshilli në muajt e parë të vitit 2022 ka përmbyllur me sukses procesin e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë të dy kandidatëve nga radhët e gjyqtarëve.

Puna po vazhdon me ritme të përshpejtuara për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë për pozicionet vakante të shpallura. Gjithashtu, pasi ka përfunduar me sukses procedurën e ngritjes në detyrë për 8 (tetë) gjyqtarëpër gjykatat e apeleve, Këshilli është i angazhuar maksimalisht për vijimin e procedurës edhe për vendet e tjera vakante të shpallura prej tij.
Dëshirojmë të ritheksojmë dhe të garantojmë opinionin publik se nuk ka pasur asnjë zvarritje të procedurave të promovimit në karrierë dhe të plotësimit të vendeve vakante nga KLGJ, dhe se kohëzgjatja e procedurave të tjera administrative dhe gjyqësore, nuk mund t’i faturohet veprimtarisë tonë.

Për sa më sipër, Këshilli i Lartë Gjyqësor mbetet i gatshëm për të dhënë kontributin maksimal për promovimin e gjyqtarëve dhe plotësimin e vakanteve në të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor”

/a.r

Next Post
Kiev i përgjigjet Rusisë: Gati për bisedime, por nuk pranojmë ultimatume!

"Edhe Polonia në rrezik"/ Zelensky: Kërcënimi bërthamor i Putin, blof, plani i tij të shpërbëjë Evropën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhaj

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhaj

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
Aksionet e fundit të qeverisë/ Frrok Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

“Drejtësia të veprojë”, Çupi: Kur Berisha proteston, ka për qëllim të vrasë

February 12, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

Balla: Politikanët të arrestohen vetëm në flagrancë! Mungesa e vendimeve nga GJK, përgjegjësi e Kuvendit

February 12, 2026
Takimet me diasporën shtyjnë Kongresin, Klosi: Në Itali do kemi më shumë shqiptarë, asnjë problem me autoritetet

“Tani e gjete që jemi në zgjedhje”, Klosi: Edison Memolla u dënua për një shprehje në telefon

February 12, 2026
Arrestohet Altin Shehu në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar

Arrestohet Altin Shehu në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar

February 12, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për ish-krerët e UÇK, Lista Serbe largohet nga salla

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për ish-krerët e UÇK, Lista Serbe largohet nga salla

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In