• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vonesat në numërim, KQZ: U shkel procedura. Prokuroria e Kosovës kërkon informacion

by A R
11/02/2025 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e rënies së faqes zyrtare të KQZ-së në ditën e zgjedhjeve.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar që Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, të ndërmarrë veprime apo masa hetimore për secilin abuzim apo keqpërdorim të votave pas rënies së ueb-faqes së KQZ-së,” u përgjigj kryeprokurori Zejnullah Gashi për mediet lokale.

Votimet në Kosovë u mbyllën dy ditë më parë, por rezultati i fundit në faqe (deri në orën 12:00 të mesditës këtë të martë) për sa i përket numërimit të gjithë vendvotimeve ka mbetur në 99,17 për qind.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaroi të martën se arsyeja pse nuk po publikohet rezultati për subjektet politike nga 21 vendvotimet e mbetura lidhet me një problem proceduror dhe se numërimi si proces ka përfunduar faktikisht.

“Ju njoftoj se arsyeja pse ende nuk janë publikuar rezultatet preliminare për subjektet politike nga 21 vendvotime apo 0.83% e tyre është se pas numërimit të votave të subjekteve politike, materiali zgjedhor, përfshirë edhe formularët e rezultateve, janë vendosur brenda kutive të votimit dhe jo mbi to, siç parashihet me procedurë. Andaj, të dhënat nga këto vendvotime nuk mund të përditësohen tani, pasi hapja e kutive të votimit nuk mund të bëhet në këtë fazë, por vetëm kur të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë,” u shpreh zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për “Telegrafin”.

Ndërkohë kandidati për deputet nga Nisma, Zafir Berisha, e quajti ditën problemin me numërimin e votave si një ndërhyrje e qëllimtë, që e vë në pikëpyetje gjithë procesin zgjedhor.

“Problemet e qëllimshme që u shfaqën në uebfaqen e KQZ-së gjatë numërimit të votave, si edhe mospërputhja e votave me të dhënat që i kemi nga vëzhguesit dhe komisionerët, e vë në pikëpyetje gjithë procesin zgjedhor dhe shton dyshimet e arsyeshme për ndërhyrje në këtë proces demokratik nga regjimi në ikje,” shkroi z. Berisha në rrjetet sociale.

Rezultatet paraprake nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje si fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit me gati 340 mijë vota ose 40,8 për qind të totalit, duke u renditur e para në 21 komuna të Kosovës.

PDK-ja është konfirmuar si partia e dytë më e mbështetur me 22,15 për qind të votave për subjektet politike, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (17,59%) dhe koalicioni AAK-Nisma (7,47%).

Next Post
“Parlamenti, arma kryesore e opozitës”, Shehi: Pse nuk dolën për Berishën? Mosbindja civile ka tjetër prapavijë

Shehi akuza PS-PD: Po përçani emigrantët, ndaleni fushatën në Diasporë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

February 24, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Pse lidhemi shpejt e ndahemi më shpejt?

February 24, 2026
Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

February 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Shkurt 2026

February 24, 2026
Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

February 24, 2026

Shtyhet me disa orë gjyqi ndaj Veliajt, kryebashkiaku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore

February 24, 2026
Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Tragjike në Tiranë! Makina përplas për vdekje një 7-vjeçar

February 24, 2026
Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

February 24, 2026
Pafuqia politike e Sali Berishës

“Rama, kreu i korrupsionit”, Berisha: Duhet të largohet urgjentisht nga pushteti

February 24, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

Aplikohet amnistia fiskale: Bizneset që nuk kanë paguar detyrimet për 2015-2019, përfitojnë përgjysmim

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In