• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vonesa e dokumentacionit, delgatit të Bilisht Sportit i hiqet e drejta e votës

by A R
07/02/2018 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një “luftë” më vete ka qenë këtë periudhë emërimi i delegatëve që do të kishin të drejtë vote në asamblenë e FSHF-së. Klubet propozuan emrat e tyre, që në shumë raste u ndërruan rrugës, derisa komisioni i mandateve dha aprovimin për përfaqësuesit e 65 anëtarëve në asamblenë e sotme. Do të mungojë Bilisht Sporti, pasi ka çuar me vonesë dokumentacionin. Fillimisht ata do të votojnë për kreun e ri të institucionit të futbollit mes tre kandidatëve: Armand Duka, Bashkim Fino dhe Shpëtim Hala.

Asambleja

Në listën me tre emra mjafton të vendoset një shenjë në formë kryqi ose plusi, që vota të jetë e vlefshme. Pas përfundimit të procesit për zgjedhjen e presidentit, do të bëhet më pas edhe zgjedhja e nëntë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së për të plotësuar numrin 11 të tyre, pasi këtu përfshihet presidenti i ri dhe kryetari i shoqatës së arbitrave, i cili e ka të sigurt vendin. Bëhet fjalë për Tahir Kastratin, që do të përfaqësojë sërish arbitrat në Komitet.

Por si është rregullorja e votimit dhe si fiton presidenti i ri? Gjatë raundit të parë ka nevojë për 2/3-ën e votave të vlefshme. Në rastet kur asnjë nga kandidatët nuk arrin këtë shumicë, bëhet një raund i dytë zgjedhjesh midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë. Në raundin e dytë, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet president. Gjithçka mbetet për t’u parë sot, kur në rendin e ditës së asamblesë votimi për presidentin është lënë për në fund.

KRYEBASHKIAKËT

Janë 33 klube që përfaqësohen nga kryebashkiakët. Bëhet fjalë për ekipe në Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë. 18 prej tyre i përkasin Partisë Socialiste që është në pushtet, ndërsa 7 Partisë Demokratike, 6 Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe dy Partisë për Drejtë- si, Integrim dhe Unitet (PDIU). Si delegat me të drejtë vote nga bashkitë që menaxhojnë klube futbolli, sot do të jenë vetëm 23 kryebashkiakë për të votuar.

10 të tjerë kanë zgjedhur që të dërgojnë në këtë asamble zyrtarë të lartë të klubit, që kanë cilësinë e administratorit. Mirëpo, ka edhe nga ato klube ku, duke qenë se kreu i bashkisë është femër, kanë dërguar bashkëshortin. Rasti konkret është ai i kryebashkiakes së Përrenjasit, Miranda Rira (përfaqëson LSI), e cila ka deleguar bashkëshortin e saj, Julian Çota.

Ndërsa tre femra të tjera kryebashkiake nuk kanë pranuar të dërgojnë drejtues të klubeve, por do të vijnë vetë për të votuar. Bëhet fjalë për Voltana Ademin (përfaqëson PD) e Vllaznisë, Florjana Koka (përfaqëson PS) e Butrintit, si dhe Luljeta Dollanin (përfaqëson PS) e Gramshit. Dukshëm PSja ka një dominancë, me skuadra që përfshihen në të gjitha kategoritë, mirëpo diferencën në këto zgjedhje duket se do ta bëjnë kryebashkiakët që përfaqësojnë parti të tjera, që sot janë në opozitë.

ZONA…”GRI”

Mund ta quajmë zonën “gri” ose më saktë ata anëtarë që, deri më tani, nuk kanë qenë të lexueshëm se cilin kandidat mbështesin. Në listën me 66 anëtarë bie në sy fakti se nga 54 klube, ka prej tyre që nuk janë në aktivitet gjatë sezonit 2017-2018. Mes tyre janë Bilisht Sporti, Pojani, Sukthi dhe Vlora.

Këto katër vota mund të jenë vendimtare sot për presidentin e ri të FSHFsë. Mirëpo, ka edhe klube private, të cilat duken të lëkundura për interesin që kanë në lidhje me kandidatët në garë. Në këtë zonë “gri” mund të përfshihen gjithashtu Apolonia, Dinamo, Kukësi dhe Tirana. Për fierakët voton Koço Kokëdhima, ndërsa Ismet Saliaj, Safet Gjici dhe Refik Halili plotësojnë “hartën” e klubeve që ndoshta duken të pavendosura për zgjedhjen që do të bëjnë.

Ndërkohë, ka situata të papritura edhe për ato klube që ndoshta shiheshin si vota të sigurta për njërin apo tjetrin kandidat. Kështu, kthesa e papritur është bërë në Memaliaj, teksa të drejtën e votës e ka ish-kryetari i bashkisë, Lulzim Meçi, dhe jo ai aktual, Durim Roshi, i cili përfaqëson Partinë Socialiste.

Edhe Luftëtari i Gjirokastrës mund të futet në një vorbull me klubet e tjera private, edhe pse në letër duket një votë e sigurt. Për shumë prej anëtarëve nuk është thjesht një votë logjike, por në të luhen interesa dhe, për më tepër, që dukshëm ka një rol të rëndësishëm angazhimi me partitë, qoftë atë që është në pushtet, por gjithashtu edhe ato opozitare si PD, LSI etj.

Next Post
Asambleja e FSHF/ Ndërpritet sinjali teksa u ngrit problemi i 12 shoqatave

Asambleja e FSHF/ Ndërpritet sinjali teksa u ngrit problemi i 12 shoqatave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputet, nga “Hiçi”

Ka ardhur koha e ndëshkimit

February 2, 2026
Debati i Trashëgimisë me Sunak/ Mitsotakis zbutet me Britaninë: Nuk ndikon në marrëdhëniet tona!

Imuniteti dhe “vende pune përjetë”, Mitsotakis kërkon të rifitojë besimin pas skandalit të korrupsionit

February 2, 2026
Robotë të armatosur në Serbi, Vuçiç: Do mbrojnë vendin, do na ndihmojë Kina

Robotë të armatosur në Serbi, Vuçiç: Do mbrojnë vendin, do na ndihmojë Kina

February 2, 2026
Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard. Të gjithë të angazhuar në protestën e 10 shkurtit

Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard. Të gjithë të angazhuar në protestën e 10 shkurtit

February 2, 2026
Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

February 2, 2026
Zëvendësimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në ngërç

Pagat e magjistratëve / GJK zbardh seancën, gjyqtarët: Kërkesa në mars. Qeveria në fushatë zgjedhore…

February 2, 2026
Marrin 1% të GDP, bashkitë kërkojnë më shumë fonde. Mazniku premton rritjen e transfertës

Opozita mungoi përsëri, Mazniku: Nesër në Kuvend kalojmë ndryshimin e Komisionit për Territorialen, të jetë vetëm 1 kryetar

February 2, 2026
Berisha ‘paralajmëron’ Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta, mbaje mend!

Berisha ‘paralajmëron’ Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta, mbaje mend!

February 2, 2026
GJKKO mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, vendimi në 9 shkurt

GJKKO mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, vendimi në 9 shkurt

February 2, 2026
Reagon Jahjaga: Nuk kam asnjë lidhje me dosjen “Epstein”, raportimet janë mashtrime

Reagon Jahjaga: Nuk kam asnjë lidhje me dosjen “Epstein”, raportimet janë mashtrime

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In