• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Von der Leyen vs. Ligji: A do të bëhet BE-ja skema e konfiskimit të aseteve Ruse?

Fobia e skajshme dhe nevoja për psikolog

by Zef Mazi
15/12/2025 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ambasador Zef Mazi

Lajmet qeveritare janë mbushur me shtytjen ekstreme të Komisionit dhe vendimin e ambasadorëve të BE javën e kaluar për të ngrirë përgjithmonë asetet e Federatës Ruse që mbahen në Euroclear Komisioni e mbështet propozimin e tij në Nenin 122 të Traktatit të BE. BE-ja u mbështet tek ai nen si bazë ligjore për të miratuar masat e përshpejtuara/të emergjencës për të adresuar ndërprerjet energjitike. Më parë, në rrethana të jashtëzakonshme, BE-ja e ka përdorur Nenin 122 të Traktatit për të miratuar masa solidariteti ndërmjet shteteve anëtare të goditura nga kriza.

Gama e aplikimit të Nenit 122 të Traktatit të BE bie në kapitullin për politikën ekonomike. Duke përdorur procedurën legjislative, Neni 122 lejon Këshillin që të miratojë “masa” të politikës ekonomike (përfshirë rregullore) bazuar te votimi i kualifikuar dhe tek propozimi i Komisionit. Ky i fundit mund të amendohet nga Këshilli vetëm me vendim unanim. Rregulloret në përputhje me Nenin 122 mund të miratohen më shpejt se rregulloret sipas procedurës normale legjislative. Sipas Nenit 122, masat mund të miratohen vetëm në dy raste:

122(1) Traktati i BE-së specifikon se Këshilli mund të marrë përsipër, “në frymën e solidaritetit midis shteteve anëtare, masat që janë të përshtatshme për situatën ekonomike, në mënyrë të veçantë, nëse dalin vështirësi shumë të mëdha në furnizimin e disa produkteve, kryesisht në fushën e energjisë”.

122(2) Traktati i BE-së specifikon se Këshilli mund të japë “ndihmë financiare të Unionit” kur një shtet anëtar “është në vështirësi ose është kërcënuar seriozisht me vështirësi të mëdha që janë shkaktuar nga fatkeqësi natyrore ose ndodhi të jashtëzakonshme që janë jashtë kontrollit të tij”.

Neni 122(1) bën fjalë për vendime të përgjithshme të politikës ekonomike që merren në “frymën e solidaritetit”, por nuk jep asnjë listë se cilat janë këto situata. Ndërsa Neni 122(2) i referohet masave më specifike, pasi ai përmend vetëm ndihmën financiare të Unionit, me kusht që të ndodhin ose “fatkeqësi natyrore”, ose “ndodhi të jashtëzakonshme jashtë kontrollit” të shteteve anëtare. Neni 122 i Traktatit parashikon ekzistencën e një situate emergjente dhe kërkon miratimin e masave me natyrë të përkohshme, theksohet “të përkohshme”.

BE-ja thotë se “ka një problem me financimin e Ukrainës”. SHBA-ja raportohet se ka paralajmëruar që BE-ja nuk mund të kërkojë të fusë duart në 300 miliardat e supozuara të aseteve “të ngrira” ruse që mbahen nga Perëndimi. Disa shtete të BE-së kanë ngritur rezerva të mëdha ligjore.

Në vitin 2022, Banka Qendrore e Rusisë kishte rreth 207 miliardë asete në EUR, 67 miliardë asete në dollarë amerikanë dhe 37 miliardë asete në stërlina angleze. Banka kishte edhe 36 miliardë depozita në jenin japonez, 19 miliardë në dollarë kanadezë, 6 miliardë në dollarë australianë, 2.8 miliardë dollarë të Singaporit dhe rreth 1 miliardë asete në franga zvicerane. Nga totali prej 355 miliardë dollarësh të ashtuquajturat para të ngrira ruse nëpër botë, BE-ja ka diçka mbi gjysmën, pavarësisht nga thashethemet e saj sikur i ka të gjitha! BE-ja shpreson t’i përdorë këto fonde/likuiditete për të financuar luftën në Ukrainë. Sipas të drejtës ndërkombëtare, BE-ja do të jetë në pozitë mjaft të pasigurtë nëse do të vërë dorë në 207 miliardë EUR. Kjo, me fjalë të tjera, do të ishte prekje e pasurisë të tjetrit, konfiskim, që ka ndodhur vetëm në sisteme komuniste. Nëse ndodh, do të jetë si mbërthyesi i fundit (më mirë se goxhda) në projektin që mban gjallë vazhdimin e luftës.

Më 18 dhjetor 2025 do të mblidhet Samiti i BE-së. Shpresohet se do të jenë të detyruar të njohin realitetin: nëse nuk mund të përdoren fondet/likuiditetet, vetë shtetet anëtare të BE-së do të duhet të miratojnë nga buxheti i vitit 2026 të BE-së një “paketë shpëtimi” për të mbështetur Ukrainën me 80 miliardë dollarë amerikanë! Vrima e zezë është jashtëzakonisht e madhe dhe nuk mbushet as lehtë, as shpejt.

Christine Lagarde e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) paralajmëroi se shtetet anëtare të BE-së nuk do të vendosin fondet e tyre si garanci nëse gjërat nuk shkojnë mirë me depozitat e ngrira ruse, nëse ato do të përdoren për të financuar luftën.

Do të ishte vetëm në të mirë të BE-së që të mos lejohej të ketë sukses marrëzia e verbër e urrejtjes së radhës. Belgjika do të vihej objekt i sulmeve të mëdha ligjore. Disa shtete evropiane janë të etur për të shpëtuar Ukrainën, që është përtej mundësisë për t’u shpëtuar dhe, të dëshpëruara, përpiqen të gjejnë mënyra se si të përvetësojnë asetet ruse që mbahen në Euroclear, pa pranuar se janë fajtorë në vjedhje. Komisioni i Ursulës është avokati më i zellshëm për të përdorur ato fonde dhe fitimet e interesave që gjenerohen nga asetet sovrane të ngrira ruse që mbahen në Euroclear dhe në institucione të ngjashme të BE-së përmes një skeme mashtruese për të mbështetur hua të mëdha për buxhetin, mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës. Komisioni e paraqet këtë si një mekanizëm riparimi-borxhi i paprecedentë, por që është ligjërisht “më i sigurtë”. Formalisht, kjo e lë të paprekur pretendimin rus të pronësisë të aseteve, ndërsa riorienton bilancet e të ardhurave dhe të fondeve/likuiditeteve që gjenerojnë ato asete. Sido që t’a vizatosh, ajo përsëri ka emrin konfiskim, vjedhje. Belgjika përdridhet që t’a evitojë atë mundësi.

Çfarë është Euroclear?

Euroclear është një depozitë globale e aseteve të tregtueshme (securities) që mban rreth 200-300 miliardë Euro në asete të ngrira të Bankës Qendrore ruse (nga dhjetori 2025), si pasojë e sanksioneve që janë vendosur pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Plani i BE-së, që u paraqit ditët e para të dhjetorit 2025, synon të marrë, ose të përdorë, këto asete për t’i dhënë Ukrainës një hua prej 50 miliardë Euro. Belgjika, vend ku ndodhet Euroclear, nuk ka pranuar, duke thënë se bart rreziqe të papranueshme. Zyrtarët belgë argumentojnë se ai veprim do ta vendosë Belgjikën përballë përgjegjësive masive ligjore si vendi ku, me ligj, qëndrojnë ato asete, çka e ka paralizuar potencialisht atë skemë alla-Von der Leyen.

Bazuar në deklaratat e qeverisë belge, të shqetësimeve të Euroclear dhe të analizave të ekspertëve, ka disa çështje: problem madhor për Belgjikën është se Rusia ka kërcënuar me aktivizimin e procedurave të Zgjidhjes të Mosmarrëveshjeve Investitor-Shtet (ISDS) kundër Belgjikës në përputhje me traktatet bilaterale të investimeve (për shembull, Marrëveshja Rusi-Belgjikë-Luksemburg e vitit 1989), duke pretenduar se vënia dorë mbi asetet është vjedhje dhe duke kërkuar miliarda kompensim. Këto traktate, të nënshkruara para luftës, mund t’a çojnë çështjen në arbitrazh, si në Gjykatën e Përherëshme të Arbitrazhit në Hagë, që parashikon gjoba që do të arrijnë deri në 33-50 miliardë (duke ekuivalentuar humbjet e llogaritura ruse). Belgjika ka arsye të shëndosha kur beson se ajo do të jetë pala humbëse në këtë arbitrazh. Këtë skemë ajo e sheh si “ilegale sipas të drejtës ndërkombëtare” që, potencialisht, shkel të drejtat e pronësisë dhe e ekspozon shtetin belg direkt në çështje drejtësie, jo si anëtarët e tjerë të BE-së që nuk kanë traktate të tillë. Garancitë e BE-së (për shembull, përgjegjësia e përbashkët ligjore) konsiderohen të pamjaftueshme për Brukselin.

Belgjika do të vihet përballë kërkesave për dëmshpërblim nga Rusia dhe nga të tjerë, duke rritur së tepërmi tensionin ndaj pasurisë të fondit sovran prej 500 miliardë. Euroclear ka paralajmëruar për dëmtime operative “katastrofale”, përfshirë tërheqjen e klientëve, çka do t’i kushtonte Belgjikës 10-20 miliardë humbje në veprimtarinë financiare vjetore. Nga ana e saj, Rusia ka paralajmëruar se ajo do të bëjë, në kundërpërgjigje, ngrirjen e aseteve/depozitave belge jashtë vendit (33 miliardë tashmë janë konfiskuar nga Moska), që do të përshkallëzonte luftën ekonomike.

Neutraliteti i Euroclear si “porti i sigurtë” për depozita globale të aseteve të tregtueshme (securities), që manaxhon 37 trilionë, do të minohet keq, duke zmbrapsur investitorët dhe duke gërryer statusin e Belgjikës si qendër financiare (me Brukselin si kryeqytet). Euroclear ka shprehur “shqetësime serioze” se ai po mbipolitizohet, që potencialisht çon në rënie 10-15 për qind të volumit të klientëve. Qëndrimi i drejtë belg e ka frenuar disi planin e BE-së, duke bërë thirrje për rishpërndarjen e aseteve (p.sh. 25 miliardë EUR jashtë Euroclear) që të mund t’i bëhet ballë dhe të kapërcehen rreziqet. Kryeministri belg, Bart De Wever, ka vendosur si prioritet “sigurinë ligjore” për të evituar “pasojat e paqëllimshme”. Kujtoj një ndër këngët klasike të Beatles që thotë “…Paraja nuk mund të të blejë dashuri…” (money can’t buy me love). Dihet se evropianët nuk janë të gatshëm t’i japin Ukrainës gjithçka që duhet t’i japin, nëse kjo do të thotë se ato vende do të duhet të përdorin fondet e tyre!

 

Ditët e fundit, Italia, Bullgaria dhe Malta i janë bashkuar Belgjikës që bën thirrje për alternativa ndaj planit 210 miliardë Euro për Ukrainën duke përdorur asetet e ngrira ruse. Kjo lëvizje shkatërron synimin e BE-së për të rënë në ujdi për të ashtuquajturën “hua për riparim” në Samitin e ardhshëm më 18 dhjetor 2025. Ky rast nuk duhet të krijojë precedent para takimit të ambasadorëve të BE-së ditën e diel (dje), thonë këto shtete. Ata i kanë dërguar letër Komisionit: janë dakord të çmobilizohen (të zhbllokohen/ngrihen) përgjithmonë fondet sovrane të Moskës që mbahen në BE, por paralajmërojnë se ajo lëvizje nuk duhet të jetë preludi për asnjë përdorim të mundshëm të fondeve/likuiditeteve për të mbështetur përpjekjet për luftë. Ato vende i kërkojnë “Komisionit dhe Këshillit që të vazhdojë të kërkojë alternativa dhe të diskutojë opsione në linjë me ligjet e BE-së dhe të drejtën ndërkombëtare, me parametra të parashikueshëm, por që paraqesin shumë më pak rreziqe, për të adresuar nevojat financiare të Ukrainës, bazuar në opsionin e huas të BE-së, ose për të vendosur ura për të dhënë zgjidhje, për të siguruar vazhdimësinë e mbështetjes para se të hyjë në fuqi efektivisht çdo propozim që është vendosur sot mbi tryezë”.

Presioni i madh i Komisionit për të çmobilizuar përgjithmonë rezervat ruse u bë kryesisht me shtytjen madhore të tre gjermanëve, për të evituar që qeveria hungareze të bllokojë vendimin që duhet të merret me konsensus çdo gjashtë muaj. Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, ka shumë kohë që bën thirrje për alternativa ndaj huasë për riparime, që ai e ka demaskuar si “gabim themelor”. Ai argumenton se bart rreziqe të shumta ligjore dhe financiare. Ndërkohë, ambasadorët e BE-së, në përgatitje për Samitin e BE-së, votuan javën që shkoi për të çmobilizuar asetet bazuar në një dispozitë të emergjencës të Traktateve të BE-së, specifikisht Neni 122. Evokimi i këtij neni është kritik për të evituar që fondet ruse të kthehen te Rusia nëse do të hiqen sanksionet ndaj Kremlinit. Nëse ndodh, kjo e lë Belgjikën si të varur në çengel për t’i paguar Moskës qindra miliarda EUR.

Belgjika dhe Hungaria kanë paralajmëruar se vendimi i Komisionit për t’u mbështetur te Neni 122 shkel ligjin e BE-së. Këto shtete prej kohësh i kanë vënë pikëpyetje ligjshmërisë të kësaj skeme huaje dhe kanë paralajmëruar se ajo do të prishë stabilitetin e Eurozonës, çka u theksua edhe nga Banka Qendrore Evropiane. Megjithatë, Ursula e pazgjedhur, që vepron si të ishte mbi mbret, bën presione që po çon në përplasje edhe më të madhe, deri në shkatërrim financiar të BE-së, sipas analistëve, me futje në borxhe që do të duhet të paguhen nga nipat dhe mbesat e atyre që janë në qeveritë e vendeve të BE-së sot. Dje ka pasur një takim të ambasadorëve të BE-së në Bruksel për të adresuar kërkesat e shumta të Belgjikës ndaj propozimit të Komisionit. Deri ku do shkojë kjo marramendje mbetet për t’u parë.

Next Post
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Pa shtetformësinë shqiptare – rreziqet dhe pasojat për Maqedoninë e Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In