Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar zgjatjen e afatit me 3 muaj për grupin e Avdylajve.
Grupi i Avdylajve u arresua në kuadër të operacionit të koduar “VOLVO 4”.
Operacioni i arrestimeve të 22 tetorit 2018 u shtri në 12 qytete dhe u goditën anëtarët e 4 grupeve të skeduara kriminale.
Gjatë këtij megaoperacioni u arrestuan 27 shtetas, ndërsa 6 u shpallën në kërkim.
Policia mundi të sekuestronte 182.5 kg morfinë e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme që përdorej për prodhimin e heroinës.
g.kosovari