• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Voltana Ademi, në emër të shoqatës: Hakmarrje politike ndaj Zef Hilës

by A R
28/06/2019 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë reagon lidhur me shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës Zef Hila, me propozim të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe me firmë të Kryeministrit Edi Rama, lidhur me incidentet e mbrëmjes së të enjtes në KZAZ-në e Bushatit ku u lënduan tre policë dhe u dogjën materialet zgjedhore.

Deklarata mban firmën e Voltana Ademit njëherësh kryebashkiake e Shkodrës, dhe thotë se janë njohur përmes mediave për aktin e rëndë antikueshtetues, në shkelje dhe tejkalim të kompetencave të kryeministrit të vendit për shkarkimin e kolegut tonë, kryetarit të Bashkisë Vau- Dejës, Zef Hila.

“Pa më të voglin dyshim, jemi përballë një hakmarrje të pastër politike, ndëshkim për z. Hila dhe kryebashkiakët e tjerë që po kërkojnë të zbatohet Kushtetuta, Dekreti i Presidentit të Republikës, ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”etj. Përveç shkarkimit, tashmë duke u sjellë si një prokuror, paralajmëron edhe ndjekjen penale për kolegun Hila. Kushtetuta e Shqipërisë dhe ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” e përcaktojnë qartë se kur mund të shpërndahet/ shkarkohet organi i zgjedhur drejtpërdrejtë i njësisë së qeverisjes vendore”, thuhet në deklaratë.

Më tej shtohet se neni 115 e përcakton qartë, në pikën 1 të tij se: “Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.”

Sipas saj, në asnjë rast, nuk ka indicie, aq më pak prova që z. Hila ka shkelur rëndë Kushtetutën apo ligjet.

Deklarohet se vendimi hakmarrës politik i Kryeministrit, vjen në një kohë kur mungojnë edhe garancitë kushtetuese për të ushtruar të drejtën e ankimit që organeve të zgjedhur drejtpërdrejtë të qeverisjes vendore, i njeh Kushtetuta në rast shpërndarje/ shkarkimit.

Citohet gjithashtu se neni 115, pika 2 e tij e përcakton qartë dhe prerë se: “Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet.”.

Edhe neni 62 i ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” thuhet se përcakton se: “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur: a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve; b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata; c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.”. Në asnjë nga rastet e mësipërme, nuk mund të klasifikohet vendimi i paligjshëm i kryeministrit, me propozim të ministrit të brendshëm të tij.

“Në këtë situatë të një vakumi institucionesh si Gjykata Kushtetuese, e cila është nxjerrë jashtë funksioni nga kjo mazhorancë në emër të “reformës në drejtësi”, po hidhet një hap tjetër i rëndë antikueshtetues duke cenuar parimet e autonomisë së vetëqeverisjes vendore, të sanksionuara në Kartën Europiane të Autonomisë Vendore, ratifikuar edhe nga Shqipëria”, deklarohet në vijim.

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, thotë se është e vendosur të zbatojë me rigorozitet Kushtetutën, Dekretin e Presidentit të Republikës, ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Nga ana tjetër, paralajmërohet se do të vihen në dijeni për këtë shkelje të rëndë nga ana e kryeministrit dhe qeverisë, të gjitha institucionet ndërkombëtare që janë investuar në ndërtimin dhe përmirësimin e qeverisjes vendore në Shqipëri nga viti 2015 e në vijim.

“Shprehim indinjatën tonë për këtë sulm të paprecedent jo vetëm ndaj kolegut tonë, kryetarit të Bashkisë Vau Dejës z. Zef Hila por edhe ndaj zgjedhurve vendorë legjitimë dhe të votuar drejtpërdrejtë nga qytetarët. I bëjmë thirrje kryeministrit, të tërhiqet nga ky vendim antikushtetues dhe i pabazuar në Kushtetutë e në ligje, duke e siguruar se do të vazhdojmë të zbatojmë si deri më tani Kushtetutën, Dekretin e Presidentit të Republikës, ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Presidente e ShBSh, Voltana Ademi”, thuhet në mbyllje.

/a.r

Next Post
Ndryshimet klimatike/ BE kërcënon me bllokimin e deklaratës finale të G20-ës

Ndryshimet klimatike/ BE kërcënon me bllokimin e deklaratës finale të G20-ës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In