Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka zgjedhur një mënyrë absurde për të ndëshkuar punonjësit ‘jo korrekt’ të administrates.
Pasi u mbylli derën me zinxhirë atyre që nuk paraqiteshin në orar në punë, sot ajo ka vendosur t’i mbylle brenda që mos largohen më herët.
Janë vetë punonjësit ata që kanë denoncuar këtë skandal.
Roland Çomo punonjës i zyrës së urbanistikës në Bashkinë Shkodër, tek sektori i saktësimit të adresave, ka postuar dhe foton e derës së kycur me zinxhirë.
Ai kërkon ushqim pasi kryebashkiakja Voltana Ademi i ka kyccur brenda, ndonëse ka kaluar ora 16:00!
Kjo nuk është hera e parë që Bashkia Shkodër përdor këtë metodë ngujimi për punonjësit e saj…Mbase është “strategji” e mësuar nga Kryetari i saj Lulzim Basha!/m.j