• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

by A R
11/03/2026 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Volkswagen ka regjistruar një rënie të re të fitimeve, duke ulur margjinën operative në nivelet më të ulëta që nga periudha e errët e skandalit Dieselgate.

Në vitin 2025, fitimi operacional është gjysmuar, duke arritur në 8.9 miliardë euro krahasuar me vitin e mëparshëm. Si pasojë, prodhuesi më i madh europian i automjeteve ka njoftuar 50 mijë shkarkime deri në vitin 2030, shkruan La Repubblica.

Ndërsa vitin e kaluar pati 35 mijë shkarkime, kryesisht në markën VW. Këtë herë shkarkimet do të shpërndahen edhe në Audi, Porsche dhe prodhuesin e softuerit Cariad. CEO-ja, Oliver Blume, e ka përshkruar planin si një “plan transformues” të kursimeve që do të prekin çdo sektor të kompanisë.

Një nga faktorët kryesorë që vazhdon të rëndojë mbi Volkswagen është Kina. Pas viteve me fitime rreth 4-5 miliardë euro, në 2025 ato ranë nën një miliard, duke arritur në 958 milionë euro. Analisti i Metzler, Pal Skirta, komentoi se “testi kyç për VW do të jetë në 2027, kur do të kuptohet nëse ofensiva e re e markave mund të rikthejë pjesë të tregut në Kinë”. Për këtë vit, Volkswagen planifikon të prezantojë 20 modele të reja, me shpresa kryesisht tek Polo e re elektrike.

Rënia e fitimeve të Volkswagen është përkeqësuar nga kostot e larta të konvertimit të Porsche drejt elektrikëve, që kanë kushtuar 5 miliardë euro. Fitimi operacional i markës luksoze ra në 90 milionë euro, nga 5.3 miliardë euro vitin e kaluar. Një tjetër faktor është politika e tarifave amerikane, ndërsa tani shtohet edhe konflikti në Lindjen e Mesme.

Blume vuri në dukje se kjo është një zonë e rëndësishme për markat premium të grupit  Porsche, Audi dhe Lamborghini  dhe pritet që lufta në Iran të ndikojë edhe këtu, edhe pse ende është herët për ta vlerësuar saktësisht. Vitin e kaluar, eksportet e makinave luksoze drejt Afrikës dhe Lindjes së Mesme u rritën me 10%, por 421 mijë automjete të shitura aty përbënin vetëm 5% të totalit.

Next Post
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hajdutë të gjithë Shqipërisë, rrëmbeni pushkët”: Agron Tufa po ju thërret

Agron Tufa: Për rrëzimin e Ramës duhen protestues që janë gati të vdesin për Berishën

March 11, 2026
Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In