• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Volejboll/ Finalja në Shqipëri, Italia kampione. Veliaj: Tirana mund të mirëpresë evente të mëdha

by Java News
10/09/2018 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompleksi modern i Parkut Olimpik të Tiranës priti për herë të parë në Shqipëri, një event të përmasave të mëdha, siç janë Finalet e Europianit në Volejboll për Femra (U19). Ndeshjen finale Itali-Rusi, e cila u zhvillua mbrëmë, e ndoqi edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi.

Veliaj theksoi se organizimi i një kampionati të përmasave të tilla është tregues se Tirana ka potencial për të mirëpritur aktivitete të mëdha ndërkombëtare.

“Dua të falenderoj të gjithë miqtë e Federatës Shqiptare të Volejbollit, të cilët kanë bërë një punë fantastike për të mirëpritur në Tiranë një kampionat europian të të rinjve e të rejave në volejboll. Tregon se Tirana siç është “njësh” në shumë punë, është “njësh” edhe në mikpritjen e eventeve të jashtëzakonshme të këtyre përmasave”, tha ai.

Një prioritet i Bashkisë së Tiranës është edhe zhvillimi i sportit në shkolla, duke ngjallur në këtë mënyrë edhe një traditë të bukur të angazhimit të të rinjve në disiplina të ndryshme të sportit.

“Dobia më e madhe është për djemtë edhe vajzat në Shqipëri, për të parë sesi Tirana, jo vetëm mund të mikpresë aktivitete të tilla, por për t’u siguruar që në një të ardhme jo shumë të largët, të kemi edhe ne nivel kampionësh. Kemi filluar me sportin në shkolla dhe besoj që shumë goca edhe çuna, do zgjedhin volejbollin si një mënyrë për t’u angazhuar pas orëve të mësimit. Ndoshta, jo të gjithë do të jenë për ekipin tonë kombëtar, ama do të mësojnë si të luajnë në skuadër dhe do mbajnë lart një traditë fantastike që Federata e Volejbollit ka në Shqipëri”, theksoi Veliaj.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen në organizimin e një kampionati të përmasave ndërkombëtare. “Ishte një aktivitet i përmasave ndërkombëtare. Kjo u bë e mundur falë ndihmës edhe mbështetjes që kemi pasur gjithmonë nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, por edhe nga stafi i bashkisë”, tha Pëllumbi.

Fundi i një kampionati plot emocione, gëzim, lot, pasion, vendosmëri u kurorëzua me shpalljen e Italisë kampione e Europianit në Volejboll për Femra (U19), pas një beteje me 5 sete kundra Rusisë, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë për vetë ekipin dhe spektatorët në Sallën Sportive “Feti BOROVA”, Parku Olimpik, Tiranë.

a.ç

Next Post
Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, përjashtohet për 15 vite nga drejtësia

Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, përjashtohet për 15 vite nga drejtësia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In