Debati për skandalin me skemën e rimbursimit të ilaçeve ka përplasur në parlament deputeten demokrate Albana Vokshi me Ministrin e Shëndetësisë.
Vokshi: Nadiri po hesht pas hekurave. Zullumi jot është shumë i madh zoti ministër dhe zor se do shpëtosh. Zoti ministër do ju bënte nder të heshtni, por ju prap mashtroni, Mos vazhdoni të mbroni atë që nuk duhet të mbroni sepse ka abuzuar me dijeninë tuaj. Nuk ëhstë 2.2 milion dëmi i Omega Pharma por shumë më tepër. Ju keni lidhur kontratë me këtë kompani që ju e keni çuar në Prokurori. Kush ju bëri ju të lidhnit kontrata kur ky person është i lidhur me abuzimin për insulinën. Jeni ju fajtori i abuzimeve në sektorin e shëndetësisë.
Beqja: Për shkeljet të konstatuara në rimbursim, ne e kemi kaluar çështjen në Prokurori. Lidhur me prokurorimin publik të barnave legjislacioni e thot saktë, nuk lejohet të marrë pjesë nëse ka dënim të formës së prerë. Ndërkohë oferta është paraqitur në 9 tetor, është shpallur fituese, është njoftuar në buletin në 29 tetor, ndërkohë arrestimet kanë ndodhur në 31 tetor. Marrëdhëniet e rimbursimit janë ndërprerë për shkelje të kontratës. Për sa kohë i lejohet të marë pjesë në garë, edhe mund të shpallet fituese një kompani.