Pasi publikoi edhe te dhena te pasaportes dhe te sistemit TIMS per Agim Kajmakun, te zgjedhurin e Rames per bashkine e Vores, PD-ka publikuar sot te tjera te dhena, lidhur me tenderat qe ka perfituar Kajmaku ne emrin e kompanise se vet, sipas saj, i favorizuar nga kryeministri.
Ne nje deklarate per mediat, ish-deputetja Albana Vokshi, ka theksuar se “sot Edi Rama hesht dhe mbron kriminelin Jorgo Toto të Bashkisë së Vorës, sepse bashkë ndajnë miliona euro, që i vjedhin nga taksat e shqiptarëve”.
Sipas saj, “Krimineli në kërkim në Greqi, me kompaninë e fidanëve “Kajmaku shpk” ka marrë nga pushteti i Edi Ramës rreth 2.6 milionë euro para publike, pothuajse pa garë”.
Duke publkikuar te dhenat, ajo theksoi se “Për të gjelbëruar rrugën për tek sarajet e Ramës, Jorgo Toto ka marrë 400 mijë euro. Media thotë se u shpërblye për ullinjtë dhe pemët që mbolli privatisht tek sarajet e Surrelit”.
g.kosovari











