• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vokshi ankohet në OSBE: Më kërcënuan vajzën

by B K
01/07/2025 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në pjesëmarrjen e punimeve të Asamblesë Parlamentare të OSBE, që po zhvillohet në Porto të Portugalisë, foli mbi ndërhyrjen e krimit të organizuar në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, duke e cilësuar Vorën si shembullin më ekstrem të kapjes së procesit zgjedhor nga grupet kriminale.

Vokshi tha se vetë ajo dhe stafi i saj, përfshirë vajzën e saj të mitur, u kërcënuan drejtpërdrejt. Deputetja theksoi se ky është vetëm një rast nga shumë të tjerë që tregojnë shkallën e lartë të kriminalizimit të zgjedhjeve në vend.

Fjala e Albana Vokshit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së:

Siç përmendi presidenti Berisha në fjalën e tij, duke iu referuar edhe Raportit Paraprak të OSBE/ODIHR, në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri pati shumë shkelje ligjore si: keqpërdorimi masiv i burimeve administrative, intimidimi, blerja e votës, etj. Unë doja të ndalesha në nivelin e përfshirjes së krimit që në këto zgjedhje ishte më i lartë se në çdo zgjedhje të mëparshme.

Do të doja vetëm shkurtimisht të ndaja me ju përvojën time personale për mënyrën se si grupet kriminale ndërhynë në zgjedhje. Kam qenë drejtuese politike e PD në Vorë, një bashki e vogël pranë Tiranës, por e industrializuar dhe me shumë interesa të përfshira. Vora kontrollohet tërësisht një një grup criminal i cili emëroi dhe më pas ndihmoi për t’u zgjedhur kryetarin e bashkisë, 2 vjet më parë. E sot e kontrollojnë atë plotësisht.

Disa ditë para zgjedhjeve, depozitova një kallëzim zyrtar pranë mekanizmit (i përbërë nga Prokuroria e Posaçme, KQZ, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme) që u ngrit ngritur për të parandaluar krimet zgjedhore. I dhashë këtij mekanizmi të gjithë informacionin e detajuar për grupin kriminal. Kam këtu emrat e anëtarëve dhe drejtuesve të këtij grupi kriminal, të dënuar për vrasje dhe trafik droge në Shqipëri, BE, Angli etj.

Në ditën e zgjedhjeve, në këtë foto mund të shihni kreun e grupit kriminal, duke debatuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike z. Noka. Për herë të parë grupi kriminal, në vend që të fshihej, doli publikisht edhe me intervista live në TV etj. Ata ishin aq të sigurt që do të mbroheshin saqë dolën publikisht, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më pare. Kjo, për arsyen e vetme sepse kishin mbështetjen e Ministrit të Ekonomisë të cilin e mbështetën në zgjedhje.

Nëse i shihni këto foto, janë anëtarë të ndryshëm të grupit kriminal. Ata qëndronin jashtë qendrave të votimit, dhe Brenda tyre. I gjithë grupi, qëndroi përgjatë gjithë ditës së zgjedhjeve, në një bar përballë qendrës kryesore të votimit, duke kontrolluar procesin e votimit. Anëtarëve të grupit kriminal u ishin lëshuar badge false për t’u dhënë akses brenda qendrave të votimit, për të kontrolluar, intimiduara apo kërcënuar votuesit.

Në foto shihen disa qendra votimi. Përballë secilës prej tyre ndodheshin 50–60 persona nga I njëjti grup kriminal, me detyrë të kontrollonin dhe intimidonin votuesit. Çdo votues duhej të kalonte përpara tyre përpara se të hynte në qendrën e votimit.

Asnjëherë në jetën time nuk jam fyer, intimiduara apo kërcënuar si në këto zgjedhje, në çdo Qendër Votimi. Ata e bënin këtë me një qëllim: që unë të largohesha e t’ua lehtësoja kontrollin e plotë të procesit. Por jo vetëm kaq: unë isha me vajzën time dhe disa vajza të stafit tim. Njëri nga anëtarët e grupit kriminal, jo vetëm më kërcënoi mua, por kërcënoi edhe vajzën time. Kjo është çmenduri!

Next Post
Përplasjet për tarifat, Kina: Të gatshëm të diskutojmë me SHBA

Përplasjet për tarifat, Kina: Të gatshëm të diskutojmë me SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In