Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri fton kuqezinjtë në Prishtinë në një ndeshje miqësore pas triumfit në Armeni ku siguruan kualifikimin në Europianin e Francës.
“Pse jo edhe me ndonjë ndeshje miqësore në një të ardhme shumë të afërt, ku publiku në Kosovë do të mund t’i përshëndeste heronjtë tanë, të cilët me mundin dhe djersën e tyre arritën suksesin më të ëndërruar për të shkuar në kampionatin europian të Francës.
Tani ekziston një tjetër klimë dhe mendoj se, edhe presidenti Duka sigurisht që do të na e plotësonte këtë dëshirë”, tha Fadil Vokrri për Top-Channel.









