Është 25-vjeçe, ka një fizik prej sportisteje dhe një mbiemër që nuk mund të kalojë pa u vënë re: Bianca Brigitte Van Damme.
Bree, siç e thërret babai i saj, i famshmi Jean-Claude, ka vendosur të debutojë në botën e kinemasë.
E lindur nga martesa e aktorit të Hollivudit me sportisten Gladys Portugues, pas një të kaluare si kampione në artet marciale dhe në patinazh, Bianca ka vendosur të provojë shansin që të jep ekrani i madh, në fillim së bashku me babanë e saj dhe pastaj si producente.
noa.al/d.i.