Policia e Fierit arrestoi një 27-vjeçar pasi u kap duke vjedhur në një dyqan.
Mirel Mata, 27 vjeç, banues në fshatin Marinë, gjatë natës është kapur në flagrancë duke vjedhur dyqanin e shtetasit V.N, 55 vjeç, banues në fshatin Marinëz, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ” Vjedhja” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.