Një i ri i dyshuar për vjedhjen e afro 4 mijë eurove dhe të një kasetofoni në një makinë, është arrestuar nga policia e Shkodrës.
I dyshuari është Arlind Haxhija, 25 vjeç, banues në Shkodër, i cili u ndalua ditën e djeshme në sajë të hetimeve që vijonin ndaj tij.
I riu dyshohet se më 21 tetor në Shkodër, i ka vjedhur shtetasit T.K., shumën prej 3700 euro, dhe një kasetofon brenda automjetit të tij.
Ndaj të riut vijojnë ende hetimet për zbulimin e ngjarjeve të tjera ku mund të jetë përfshirë, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për ndjekje të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje”