• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vodafone ka realizuar me sukses video-telefonatën e parë hapësinore në botë nëpërmjet telefonit dhe satelitit

by A R
03/02/2025 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vodafone ka realizuar me sukses video-telefonatën e parë hapësinore në botë duke përdorur telefona inteligjentë 4G/5G dhe satelitë, që do t’u mundësojë përdoruesve të shumtë në zona pa mbulim celular të bëjnë dhe të marrin video call, të kenë akses në internet dhe të përdorin shërbimin e mesazheve online. Kjo është e vetmja teknologji satelitore e llojit të saj e ndërtuar për të ofruar një përvojë të plotë të brezit të gjerë celular, duke i hapur rrugën lidhjeve universale digjitale dhe duke mbyllur boshllëqet e lëna nga mbulimi i kufizuar me rrjet celular.

Video-telefonata u bë midis Rowuan Chesmer, një inxhinier i Vodafone dhe Margherita Della Valle, Drejtoresha Ekzekutive e Vodafone Group, nga një zonë e thellë në Uells të Britanisë së Madhe, duke përdorur satelitë të ndërtuar për të ofruar një përvojë të plotë të brezit të gjerë celular, në bashkëpunim me partnerin e Vodafone, AST SpaceMobile.

Ndryshe nga shërbimet e sotme satelitore, përdoruesit nuk kanë nevojë për një antenë të veçantë satelitore, as për një terminal apo telefon satelitor të shtrenjtë për të përfituar nga lidhja e plotë me brez të gjerë celular. Shërbimi që ata do të marrin bazohet në përvojën ekzistuese të rrjeteve celulare 4G dhe 5G, duke u mundësuar atyre të përdorin telefonat inteligjentë të përditshëm dhe për të kaluar automatikisht nga rrjeti hapësinor tek ai tokësor dhe anasjellas.

“Detyra e Vodafone është të sigurohet se të gjithë janë të lidhur në rrjet, pavarësisht se ku ndodhen. Rrjeti ynë i avancuar evropian 5G tani do të plotësohet me teknologjinë më të avancuar satelitore. Ne po iu sjellim klientëve rrjetin më të mirë dhe po iu sigurojmë akses atyre që nuk e kanë pasur kurrë më parë në komunikimet celulare. Kjo do të reduktojë hendekun digjital, duke mbështetur njerëz nga gjithë Evropa të ruajnë kontaktet me miqtë dhe familjen, si dhe të sigurojnë ndërlidhje në raste urgjencash”, tha Margherita Della Valle, Drejtoresha Ekzekutive e Vodafone Group.

Ky është i vetmi shërbim satelitor sot në botë që operon nga orbita e ulët e Tokës dhe ofron brez të gjerë celular direkt në shumë telefona inteligjentë 4G ose 5G apo funksionon pa probleme si një zgjatim i rrjeteve kryesore të Vodafone në tokë. Sateliti është një teknologji plotësuese, që ofron mbulim të vlefshëm aty ku aktualisht nuk ekziston asnjë alternativë e mundshme celulare ose fikse. Së bashku, shërbimi satelitor dhe rrjeti tokësor do t’i japin Evropës një infrastrukturë komunikimi për përdorim në çdo vend, duke përfshirë malet apo dhe në det të hapur.

Call-i i sotëm është një arritje historike për Evropën në këtë front të ardhshëm emocionues të teknologjisë. Vjen 40 vjet pasi Vodafone bëri thirrjen e parë celulare në Mbretërinë e Bashkuar, kur Michael Harrison telefonoi babain e tij, Sir Ernest Harrison, themeluesin dhe drejtuesin e parë të Vodafone, vetëm pas mesnatës së 1 janarit 1985 nga Sheshi i Parlamentit, Londër.

Vodafone Group synon të ofrojë shërbimin e parë komercial satelitor me brez të gjerë direkt në smartphone brenda 2025-ës ose 2026-ës.

Next Post
Tronditëse! 15-vjeçari vritet me thikë në ambientet e shkollës në Angli, arrestohet nxënësi i dyshuar për vrasjen

Tronditëse! 15-vjeçari vritet me thikë në ambientet e shkollës në Angli, arrestohet nxënësi i dyshuar për vrasjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In