• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vodafone Albania Ndez Rrjetin me 5G

by A R
26/11/2024 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vodafone Albania ka siguruar spektrin e ri 5G në brezat e frekuencave 3400-3800 MHz në ankandin e fundit të zhvilluar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), çka do të përmirësojë kapacitetet ekzistuese të rrjetit tonë celular, duke ofruar lidhje më të shpejtë dhe shumë të përgjegjshme për klientët, si dhe do të hapë rrugën për aplikacione inovative në të ardhmen. Licenca e re e spektrit është e vlefshme deri në vitin 2039.

Eksperienca e Vërtetë 5G

Vodafone Albania ka qenë operatori i parë që prezantoi përvojën e vërtetë 5G në Shqipëri pesë vjet më parë.

Sigurimi i spektrit në brezat 3400-3800 MHz do të na japë mundësinë të shfrytëzojmë plotësisht avantazhet e 5G-së me shpejtësi të lartë, duke përmbushur kërkesat e klientëve tanë, si ato aktuale, edhe ato të së ardhmes. Kjo risi do të zhvillojë potencialin e plotë të aplikacioneve dhe teknologjive të ndryshme, duke përfshirë robotikën e kontrolluar në distancë.

Në Shqipëri, Vodafone krenohet me një rrjet të shkëlqyer celular, i cili vazhdon të zgjerohet bashkë me bazën e klientëve tanë. Kompania zhvillon, rrit dhe investon në rrjetin e saj, bazuar në përdorimin dhe përvojën e klientëve, duke mundësuar përdorimin optimal të pajisjeve kudo dhe kurdo.

Eksperienca 5G do të prezantohet fillimisht në qytetet kryesore të Tiranës dhe Durrësit, me zgjerim të mëtejshëm të planifikuar për qytete të tjera deri në vitin 2025. Ajo do të jetë e aksesueshme menjëherë për smartfonët e përshtatur për përdorimin e 5G dhe në varësi të përditësimit 5G të sistemit IoS dhe Android në Shqipëri.

  1. Balázs Révész, CEO i Vodafone Albania, tha se: “Jemi të kënaqur me rezultatin e ankandit. Sigurimi i spektrit shtesë jo vetëm që do të përmirësojë shërbimet tona celulare dhe nismat 5G, por gjithashtu do të na lejojë të vazhdojmë të nxisim inovacionin e transformimin digjital, si dhe të mbështesim zhvillimin e qëndrueshëm. Kjo arritje përfaqëson një moment të rëndësishëm në misionin e Vodafone Albania për të qenë përshpejtuesi digjital i kombit, duke promovuar përparimin dhe mundësitë në sferën digjitale për të gjithë qytetarët, bizneset dhe sektorin publik.”

Vodafone Albania, përmes markës së saj Vodafone, është pjesë e rrjetit më të gjerë 5G në Evropë dhe lider në tregun e IoT.

Për më shume informacion rreth Eksperiencës së Vërtetë 5G nga Vodafone Albania klikoni në https://home.vodafone.al/5G.

Rreth Vodafone

Vodafone është një kompani lider e telekomunikacionit në Evropë dhe Afrikë. Ne ofrojmë shërbime celulare dhe fikse për mbi 330 milionë klientë në 15 vende (përjashton Italinë që mbahet si një operacion i ndërprerë nën Vodafone Group), bashkëpunojmë me rrjete celulare në 45 vende të tjera dhe kemi një nga platformat më të mëdha të IoT në botë. Në Afrikë, bizneset tona të teknologjisë financiare shërbejnë gati 83 milionë klientë në shtatë vende – duke menaxhuar më shumë transaksione se çdo ofrues tjetër.

Qëllimi ynë është të lidhim për një të ardhme më të mirë duke përdorur teknologjinë për të përmirësuar jetët, bizneset dhe për të ndihmuar në përparimin e shoqërive të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Ne jemi të përkushtuar për të reduktuar ndikimin tonë mjedisor për të arritur emetimet zero deri në vitin 2040.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni www.vodafone.com, ndiqni na në X në @VodafoneGroup, ose lidheni me ne në LinkedIn në www.linkedin.com/company/vodafone

Next Post
“Vjen me biçikletë dhe thua bëra 50 kilometra”, Rama batuta me pensionistin: Ç’e ke këtë adrenalinë?

Parku Tematik në Bulqizë, Rama: Transformon territorin, destinacion i ri turistik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In