Zyrtarët ushtarakë amerikanë pranojnë se kanë zhvilluar disa herë bisedime me zyrtarë ukrainas lidhur me kërkesat e Kievit për armë të reja e më të avancuara, që mund të ndihmojnë në zmbrapsjen e forcave ruse në Donbas.
Kievi i ka bërë thirrje për javë të tëra Uashingtonit për sisteme raketash të shumëfishta të prodhuara në SHBA, (MLRS), të cilat janë më të fuqishme dhe më të manovrueshme sesa sistemet e tjera të artilerisë që Uashingtoni dhe Perëndimi kanë ofruar deri më sot.
Zoti Kirby tha se SHBA-të po punojnë çdo ditë për të futur armatime në Ukrainë, të cilat po i ndihmojnë ukrainasit në betejën e tyre ndaj Rusisë.
Pavarësisht komenteve të vakta të sekretarit të Shtypit të Pentagonit, ka disa indikacione se zyrtarët amerikanë mund të jenë gati të dërgojnë në Ukrainë, sisteme raketash të shumëfishta të prodhuara në SHBA, për të ndihmuar në frenimin e ofensivës ruse./VOA/