• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

VOA: Presidenti Meta kërcënon Parlamentin, por ja kur mund të firmosë një dekret të tillë

by Java News
02/03/2020 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta paralajmëroi sot se do të firmosë shpërndarjen e parlamentit nëse shumica sipas tij nuk tërhiqet nga nisma për disa ndryshime në procedurat e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ai e bëri të ditur këtë gjatë manifestimit të thirrur prej tij sot në mbrëmje në Tiranë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara selisë së presidencës.

Sipas ndërhyrjes ligjore të miratuar në parlament tre javë më parë “nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, brenda 10 ditësh nga afati i zgjedhjes, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese”. Ky akt i shumicës është konsideruar nga presidenti si një “grusht shteti”.

Ai firmosi në shesh dekretin që ja kthen pas Parlamentit ndryshimet, dhe menjëherë më pas u betua përpara flamurit se “nëse grushti i shtetit dhe organizata mafioze që luan me sovranitetin, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë u jap fjalën, në emër të këtij flamuri, se pas datës15 mars, kur të përfundojë reforma zgjedhore, nëse ata nuk do e marrin seriozisht, unë Ilir Meta betohem se do ta firmos atë dekret në mes të parlamentit, në mes të krimit, dhe do i bëj thirrje gjithë popullit shqiptar. Unë i pari dhe gjithë populli kuqezi”, deklaroi zoti Meta.

Por kushtetuta shqiptare i njeh presidentit të drejtën për të shpërndarë parlamentin vetëm në dy raste: (Neni 96) “Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin” dhe (Neni 104) “1.Kryeministri ka të drejtë t’i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit. 2. Presidenti shpërndan Kuvendin brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës”.

Fjala e presidentit Meta që pasoi ndërhyrjet e disa figurave jo politike, që ishin në krah të tij në podium, si juristë, diplomat, student apo dhe artiste, ishte e ngarkuar me tone të ashpra dhe akuza të forta ndaj shumicës. “Jemi këtu sepse Shqipëria është e ndarë në popullin kuq e zi dhe në grupin që përfaqëson një botë të vogël, të errët e tradhtarë të puçistëve dhe oligarkëve që si shushunja pinë çdo ditë gjakun e popullit. Jemi këtu sepse asnjë nga ne nuk mund ti qëndrojë anash grushtit të shtetit. Jemi sot për t’u vënë përballë kundër grushtit të shtetit”.

Gjatë manifestimit, zoti Meta mori për pak minuta në dorë flamurin amerikan. “Unë të parën kam e do kem gjithmonë Shqipërinë. Por Amerikën e kam të dytën, dhe jam gati, për hir të asaj që Amerika ka bërë për ne, për shqiptarët kudo, të bëj çdo gjë për Amerikën, që nuk dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët”, deklaroi zoti Meta duke shtuar se “këtë flamur e mora, pasi kanë ardhur me dhjetëra e me qindra shqiptarë nga Amerika. Kanë lënë punët e tyre. Këtë flamur e ngrita në respekt të të gjithë miqve të mëdhenj në Amerikë. Për kongresmenin Engel, dhe gjithë miqtë e jashtëzakonshëm që e kanë ndihmuar çështjen shqiptare e do jenë gjithmonë gati për të mbrojtur interesat tona”.

Menjëherë pas mbylljes së manifestimit në një postim në Twitter reagoi ambasadorja amerikane në Tiranë. “U habita kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e sotëm në mbrëmje. Për të shmangur çdo keqkuptim, duam të sqarojmë se, ndërsa Shtetet e Bashkuara mbështesin çdo të drejtë për protesta paqësore, ne nuk kemi të bëjmë fare me “manifestimin” e mbrëmjes së sotme”, theksoi ambasadorja amerikane.

I pyetur nga gazetarët, kryeministri Edi Rama tha në mbrëmje se “presidenti i Republikës nuk mund të firmosë dekrete të tilla, ndërsa Iliri që s’ka asgjë më për presidentin më dhe që sot ka çelur një fushatë brenda opozitës mund të firmosë një dekret për t’i shpallur luftë SHBA-ve, por që parlamenti nuk do ta njohë”. VOA

Next Post
British Airways përgënjeshtron: Vazhdojmë fluturim, nuk ka anulime fluturimesh nga Londra drejt Tiranës

British Airways përgënjeshtron: Vazhdojmë fluturim, nuk ka anulime fluturimesh nga Londra drejt Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In