• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VOA: Kandidatët me probleme, faji i Edi Ramës

by Java News
13/08/2019 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa politika dhe mediat vazhdojnë të flasin për Valdrin Pjetrin, kandidatin e PS në Shkodër, i cili rezulton i dënuar në Itali, Zëri i Amerikës ka mundur të verifikojë përmes burimeve të veta se dokumentat e publikuara sot nga Partia Demokratike janë origjinale, siç ndodhen në regjistrat e autoriteteve italiane.

Sipas VOA-s, Pjetri duket se ka qenë në dijeni të faktit se e kaluara e fshehur mund t’I rishfaqej para syve, ndyshe nuk ka si shpjegohet se përse me 19 korrik ai ka kërkuar të marrë certifikat nga autoritetet gjyqësore italiane, ndërkohë që denoncimet publike të opozitës nisën disa ditë më vonë, në fillim të gushtit, ndërsa më 23 korrik ai mori nga kryeministri Rama dhe një tjetër shenjë besimi dhe mbështetje të fortë “për të përmirësuar drejtimin politik në Qarkun e Shkodrës, atë do ta drejtojë kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës”.

Rama reagoi përmes një statusi në Twitter pas zhvillimeve të sotme duke u shprehur se “kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht”.

Nuk është e qartë se deri ku shkon kjo ndarje dhe nëse Partia socialiste do të jetë dakort që Pjetri të marrë apo jo detyrën javën e ardhshme.

Por pavarësisht distancimit që kryeministri duket se po bën, dhe deklarimit të tij se “kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky, as marr më, as lejoj më t’i marrë PS”, ky nuk është rasti i parë, dhe fakti që forca që udhëheq vendin nuk arrin dot të gjejë 61 kandidatë ku askush të mos ketë hije mbi të kaluarën është një kosto që kryeministri vetë, si personi që ka dhënë bekimin për secilin prej tyre, e ka tanimë mbi shpinë, thekson media e Departamentit Amerikan të Shtetit, (Telegrafi) /l.m

Next Post
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Mazhoranca stabël, opozita në rënie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In