• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VOA/ Dita e Drejtësisë në Shqipëri, reforma dhe mbështetja nga SHBA-të dhe BE-ja kundër korrupsionit

by Java News
10/05/2024 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sistemi i reformuar i drejtësisë shqiptare përballet me shumë sfida pas procesit të vettingut, por ai ka tronditur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe për këtë ka mbështetjen e plotë të autoriteteve shqiptare dhe partnerëve perëndimorë, amerikanë dhe europianë.

Këto vlerësime u dhanë sot në Ditën Kombëtare të Drejtësisë në Tiranë, për nderim të të cilës u zhvillua një mbledhje e përbashkët nga Këshili i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Presidenti Bajram Begaj si dhe përfaqësues të diplomacisë amerikane dhe europiane në Shqipëri bënë thirrje që drejtësia e re të thellojë rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në mbledhjen e përbashkët vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku morën Presidenti i Republikës, përfaqësues të Kuvendit, qeverisë, dhe të misioneve diplomatike amerikane, kryetari i KLP-së, Alfred Balla, renditi disa nga sfidat që po has sistemi gjyqësor pas reformimit, mes të cilave përmendi rritjen e cilësisë së gjykimit, kthimin e besimit të publikut, por duke nisur nga stoqet dhe vendet bosh në sistem.

“Do të renditja konkretisht disa: sfidën e plotësimit të vendeve të mbetura vakant nga procesi i vetingut. Duhen edhe disa vite që ne të plotësojmë radhët tona. Kemi sfidën e gjetjes së një të mesme të artë mes çështjeve të akumuluara pa fund ndër vite dhe evadimit të tyre nga gjykata të atyre që janë më urgjente. Kemi sfidën e konsolidimit të organeve të reja të drejtësisë, se kemi disa vite që jemi krijuar. Kemi sfidën e rritjes së cilësisë së hetimit dhe gjykimit për çështje penale, civile dhe administrative”, tha zoti Balla.

I ngarkuari me punë i SHBA-ve në Shqipëri, David Wisner, tha se përfaqësuesit e rinj të drejtësisë, po sjellin transparencë dhe llogaridhënie, si dhe po ndërmarrin veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, megjithë pengesat si vende të paplotësuara, çështje të prapambetura dhe një vetting gjithnjë e më të plotë, ndërsa ka presione politike dhe pritshmëri të lartë nga publiku.

“Përpjekjet tuaja për të përmirësuar qeverisjen, sundimin e ligjin dhe anti-korrupsionin janë premtuese. Politikanët, institucionet dhe cilido që është i interesuar për një demokraci më të fortë në Shqipëri duhet të bëjnë më shumë”, tha zoti Wisner.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara do t’i mbështesin përpjekjet për të ndërtuar reforma të suksesshme, për të rritur gjithëpërfshirjen, për të qenë në linjë me Kushtetutën dhe për të respektuar pavarësinë e institucioneve të gjyqësorit.

“SHBA nxisin më shumë bashkëpunim mes grupeve politike, shoqërisë civile dhe të tjerëve për të çuar përpara reforma kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe integrimit euroatlantik. Kundërvënia ndaj korrupsionit dhe nxitja e mirëqeverisjes dhe përpjekjeve për sundimin e ligjit janë një detyrë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, përfshirë të gjitha institucionet dhe aktorët që po punojnë për to”, tha zoti Wisner.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj tha se tani për herë të parë pas shumë dekadash, kultura e pandëshkueshmërisë është tronditur thellë.

Ai shprehu mbështetjen e tij të plotë për gjithë organet e drejtësisë dhe magjistratët për ndihmesën e tyre të përditshme në mbrojtje të interesave dhe të drejtave të qytetarëve dhe në mbrojtje të interesit publik.

“Po ashtu ritheksoj mbështetjen e plotë ndaj SPAK-ut dhe GJKKO-së për ndihmesën e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. I kuptoj vështirësitë e panumërta, presionin e vazhdueshëm dhe përgjegjësinë e lartë, por kjo është sfida. Të jeni të sigurtë se shqiptarët iu mbështesin”, tha presidenti Begaj.

Drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe arritjet e SPAK-ut duhet të jenë të pakthyeshme, dhe se për këtë kanë mbështetjen e BE-së.

Ai theksoi se përparimi i bërë nga SPAK-u në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, funksionimi i plotë i Gjykatës së Lartë dhe për herë të parë nga krijimi i saj u plotësua me gjyqtarë karriere, largimi prej sistemit i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga procesi i vetingut janë arritje të jashtëzakonshme dhe gurë themeli në rrugën e Shqipërisë për të vendosur mbizotërimin e ligjit.

“Tani më shumë se kurrë reforma në drejtësi duhet të forcohet, të bëhet e qëndrueshme, të ecë përpara më shpejt për të arritur më shumë rezultate, dhe për këtë janë të nevojshme infrastruktura dhe financimi i duhur, burimet njerëzore, dhe vendosmëri e drejtuesve për të kapërcyer sfida si stoqet në gjykata etj.”, tha ai.

Dita e Drejtësisë në Shqipëri përkujton ligjet e para në këtë fushë që miratoi qeveria e parë e

Shqipërisë më shumë se 110 më parë e kryesuar nga Ismail Qemali, dhe cilësohet si një ditë reflektimesh mbi zhvillimet e reja në sistemin e drejtësisë./voa

Next Post
Miratohet rezoluta që kërkon anëtarësimin e Palestinës në OKB! Shqipëria abstenon. Ja si u ndanë votat

Miratohet rezoluta që kërkon anëtarësimin e Palestinës në OKB! Shqipëria abstenon. Ja si u ndanë votat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë në Mesdhe-“Me detin Jon e kemi mbyllur”

Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë në Mesdhe-“Me detin Jon e kemi mbyllur”

January 16, 2026
Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

January 16, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Reforma kushtetuese, përballë nevojës për reformë politike brenda pushtetit

January 16, 2026
Rama thumbon opozitën: Bëjnë lehaqenie! Po të duan të bashkëpunojnë bujrum, derën e kanë të hapur por…

“Reforma zgjedhore ka nisur qëkur kisha thonjtë e paprera në Paris”, Rama-opozitës: Me ju shumë mirë, pa ju po aq mirë! Puna do bëhet

January 16, 2026
PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

January 16, 2026
“Dumani, personazh që vlerësohet nga shqiptarët”/ Sondazhi i Zaloshnjes: Nëse votohet sot, PS e Rithemelimi marrin mandate në çdo qark

“Siguria në rrugë, përmirësim i ndjeshëm”/ Zaloshnja: Policia Rrugore ndikon tek njerëzit që janë të arsyeshëm

January 16, 2026
Komisioni Europian: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë

Komisioni Europian: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë

January 16, 2026
Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

“Jam mbret i tarifave”/ Trump vijon “kërcënimet”: Mund t’i vendos edhe për vendet që s’bien dakord që të marrim Groenlandën

January 16, 2026
Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

Paralajmëron spastrime masive në PD, Berisha: S’kanë vend ata që bashkëpunojnë me PS

January 16, 2026
Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In