• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VOA: Byroja në varësi të Prokurorisë, kalon me reformën

by A R
01/03/2016 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, burime të parlamentit i thanë Zërit të Amerikës së Byroja Kombëtare e Hetimit do të shqyrtohet nga Komisioni i Reformës në Drejtësi së bashku me paketën e ndryshimeve kushtetuese. Ashtu sic ishte paralajmëruar disa javë më parë nga Zëri i Amerikës, Byroja pritet të jetë në varësi të Prokurorisë speciale antikorrupsion, në rolin e një policie gjyqësore. Për krijimin e saj në fillim të shkurtit pati një debat të zjarrtë, të nxitur nga opozita sipas së cilës, shumica po zvarriste aprovimin e kësaj strukture, pavarësisht së ekzistonte një projekt i hartuar me asistencën amerikane, e për të cilën palët kishin rënë dakort.

Fillimisht kryeministri Edi Rama, deklaroi në parlament më 4 shkurt se projekti do i kalonte Komisionit të Reformës për të parë nëse duhej pritur apo jo paketa e ndryshimeve kushtetuese. Por 6 ditë më vonë, papritur ai miratoi projektin në qeveri, një lëvizje që duket se ishte më tepër një përgjigje ndaj opozitës. Kjo e fundit e kundërshtoi duke këmbëngulur më pas se do të jepte mbështetjen e saj vetëm nëse do të ishte në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Në të vërtetë, Komisioni i Venecias nuk është marrë fare me këtë strukturë, por vetëm me Prokurorinë special antikorrupsion.

Tanimë, Komisioni i Reformës, do të duhet të rishikojë projektin e Qeverisë, për të përshtatur varësinë e Byrosë, direkt nga Prokuroria speciale antikorrupsion. Në të njejtën kohë, duhet që të ndërhyhet edhe në Kodin e Procedurës penale, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili rrëzoi variantin e parë të Byrosë, kërkon që kjo strukturë të parashikohet dhe në këtë Kod, i cili që prej afër dy vjetësh i është nënshtruar një rishikimi nga ana e ministrisë së Drejtësisë, e cila ende nuk e ka përmbyllur punën e saj./VOA

Next Post

Pas pezullimit, flet Konsullja e Shqipërisë në Milano: Rastin nuk e mbaj mend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In