• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VOA: Basha dëshmon në prokurori për dhunën e 8 janarit, Meta propozon ballafaqim me vota

by Java News
14/01/2022 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zoti Basha ka kërkuar hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të ngjarjeve të dhunshme dhe përgjegjësitë për secilin person pjesëmarrës dhe protagonist.

Në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dha sot dëshmitë e tij në prokurori, ku po vazhdojnë hetimet për ngjarjet e dhunshme të fundjavës.

Zoti Basha tha se më 8 janar u shmang gjakderdhja dhe e nxiti drejtësinë që të ndriçojë ngjarjet sa më parë.

Po sot, Presidenti Ilir Meta deklaroi se, jo dhuna, por ballafaqimi me vota midis palëve në Partinë Demokratike është zgjidhja e problemit në partinë më të madhe opozitare. Një ditë më parë prokurorët morën në pyetje organizatorin e protestës, ish kryeministrin Sali Berisha.

Dy drejtuesit kryesorë të Partisë Demokratike dhanë sot dëshmitë e tyre në prokurorinë e Tiranës për ngjarjet e dhunshme të fundjavës së kaluar pranë selisë qendrore të opoziztës.

Më herët sekretari i përgjithshëm, Gazmend Bardhi, dhe pastaj kryetari i Partisë Lulzim Basha, iu përgjigjën hetuesve për afro 2 orë secili rreth detajeve që ata dinin mbi ngjarjet e 8 janarit.

Kryetari Basha tha para shtypit se “Partia Demokratike ishin në qendër të një sulmi barbar, ku për fat të mirë u shmang gjakderdhja, që y synua nga organizatorët e protestës”.

Zoti Basha ka kërkuar hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të ngjarjeve të dhunshme dhe përgjegjësitë për secilin person pjesëmarrës dhe protagonist.

Ai tha se ish “kryeministri Sali Berisha nuk ia arriti dot të imponohej me anë të dhunës, sepse u braktis nga demokratët”.

“8 janari është një tjetër ndarje me të kaluarën dhe me tranzicionin e pafund, ku e mbajtën peng vendin një pakicë politikanësh për qëllime personale”, tha zoti Basha.

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot para shtypit se “përdorimi i forcës si ndaj dyerve e dritareve ashtu edhe ndaj protestuesve dhe qytetarëve, është i papranueshëm dhe i dënueshëm”.

Zoti Meta publikoi disa mesazhe me deputetin Belind Këlliçi, përkrahës i ish kryeministrit Berisha, përmes të cilit presidenti ishte përpjekur drejtpërdrejt të ndikonte ndaj protestuesve për të shmangur aktet e dhunës.

Zoti Meta dënoi dhunën, sipas tij, të ushtruar nga të dyja anët, të cilën e ilustroi me foto të zmadhuara nga protesta.

“Mjetet fizike dhe policeske nuk mund të jenë zgjidhje për asnjërën palë, por vetëm ballafaqimi politik përmes votës së lirë”, – tha ai, ndërsa theksoi se “ngjarjet u shkaktuan prej refuzimit për t’u ballafaquar me votë të lirë dhe mjete demokratike mes dy palëve në PD”.

Ndërkohë Partia Demokratike reagoi ndaj komenteve të zotit Meta, i cili sipas deklaratës së opozitës, nuk fshehu aleancën me Sali Berishën kundër Partisë Demokratike dhe rolin e tij aktiv në sulmin ndaj selisë qendrore të saj.

PD theksoi se ndërhyrja e sotme e presidentit vërtetoi praninë trekëndëshit të Bermudës Berisha – Rama – Meta.

“Sali Berisha dhe Ilir Meta janë në një aleancë për të shkatërruar Partinë Demokratike, vetëm për faktin se ajo nuk bëhet bunker ku strehohen ata që kanë halle personale” – deklaroi Partia Demokratike.

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën e fundjavës së kaluar në Partinë Demokratike dhe tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Escobar u bëri thirrje autoriteteve të ndjekin penalisht çdo person që është i përfshirë në dhunë politike.

Prokuroria e Tiranës mori dje në pyetje organizatorin e protestës së 8 janarit, ish kryeministrin Sali Berisha, mbi ngjarjet e dhunshme në selinë e Partisë Demokratike. Zoti Berisha iu përgjigj për më shumë se dy orë prokurorëve të kryeqytetit, të cilët po hetojnë dhunën, që shpërtheu gjatë protestës së organizuar prej tij fundjavvën e kaluar në selinë e Partisë Demokratike.

Prokuroria nisi menjëherë hetimet mbrëmjen e 8 jananrit, duke shoqëruar dhe proceduar disa dhjetëra persona nga të dy krahët.

Protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha përfundoi me një sulm të dhunshëm ndaj selisë së kësaj partie, ku dyer e dritare u thyen e shkatërruan e po ashtu dhe mjediset e brendshme.

Ndërsa për përkrahësit e zotit Basha ka dyshime për shkeljen e rregullave për lëndët plasëse dhe shpërthyese, gjatë përpjekjeve për të sprapsur protestuesist që kërkonin të hynin në godinë.

Protesta e së shtunës kishte si objektiv marrjen nën kontroll të selisë së Partisë demokratike nga ana e zotit Berisha dhe mbështetësve të tij.

Dhuna u frenua vetëm nga ndërhyrja e forcave të policisë./m.j

Next Post

Pse Meta po njeh 30 qershorin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
Vitet e punës dhe mosha/ Si ndryshojnë kushtet për pension,dy muaj të tjerë rritje për gratë

Rama prezanton skemën e re për rritjen e pensioneve: Fond individual për qytetarët

April 12, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Prokurimet publike, Rama: Në raportin e BE, Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra

April 12, 2026
Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

April 12, 2026
Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

April 12, 2026
Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

April 12, 2026
Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

April 12, 2026
“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

April 12, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pashkët ortodokse, Begaj uron besimtarët: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj

April 12, 2026
Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In