Përmes një kumtese me shkrim sot nga VMRO-DPMNE thanë se LSDM-ja dhe kryetari i saj, Zoran Zaev, me tentimin joligjor për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit kanë shkelur Kushtetutën, ligjet dhe rregulloren e punës së Kuvendit dhe për këtë potencojnë, duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Zaev dhe LSDM përkrah krizës politike Maqedoninë e futën edhe në krizë juridike. Krijuan ligje me të cilat në të ardhmen hapen mundësi për fitim joligjor të dygjuhësisë, bankënota dhe uniforma dygjuhësore, gjenocid dhe gjithë elementet tjera të Deklaratës së Tiranës, duke mosrespektuar vullnetin e qytetarëve”, theksojnë nga VRMO-DPMNE.
Nga VMRO gjithashtu theksojnë se LSDM-ja dhe Zoran Zaevi për katër ditë po heshtin për flamujt shqiptar në kabinetin e kryetarit të Kuvendit, përgatiti Koha. (b.an)