U denoncua nga vajza e tij e mitur se e kishte përdhunuar. Këtë të dielë shtetasi 41 vjeçar Vait Cinaj, banues në Vlorë, është vetëdorëzuar në komisariat.
Policia sqaron se “ndalimi u bë për arsye se më datë 04.11.2016 vajza e tij, shtetësia Xh.Ç., 17 vjeç, ka kallëzuar se babai i saj ka kryer marrëdhënie seksuale me të, rreth 5-6 muaj më parë.
Materialet iu dërguan Prokurorisë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, në ngarkim të shtetasit Vait Çinaj./java/a.k