Janë asgjësuar rreth 9.600 rrënjë bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Këto bimë narkotike janë gjetur të mbjella në fshatrat Llakatund, Dushkarak dhe Kuç të Vlorës.
Bimët ishin të kultivuara në zona të thella pyjore anës luginave, në toka pa pronarë, të cilat u asgjësuan me anë të djegies me zjarr.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike./a.k