Një person me probleme të shëndetit mendor është hedhur nga kati i tretë i spiralit të Vlorës, dhe ka ndërruar jetë në çast. 50-vjeçari me inicialet M.K., ishte dërguar nga shërbimet e Spitalit Psikiatrik Vlorë, në Spitalin Rajonal të qytetit për të marrë ndihmë mjekësore, por ka mundur t’u largohet shërbimeve duke u hedhur nga kati i tretë. Grupi hetimor ka nisur punën për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për rastin në fjalë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.08.2018, shërbimet e Spitalit Psikiatrik Vlorë, kanë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, shtetasin me probleme mendore M.K., 50 vjeç, i cili ka mundur tu largohet shërbimeve dhe është hedhur nga kati 3 i spitalit, duke ndëruar jetë në çast. Grupi hetimor ka nisur punën për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për rastin në fjalë.
MA.ME










