Një incident, ku një automjet është përfshirë nga flakët, është regjistruar këtë të martë në Vlorë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Llogara, teksa një automjet me drejtues shtetasin K. D, banues në Prishtinë, ka marr flakë në ecje.
Shërbimet e rendit dyshojnë se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, si pasojë e një defekti teknik. Fatmirësisht, si pasojë e incidentit janë shkaktuar vetëm deme materiale, dhe jo viktima apo të lënduar.
Njoftim i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:15, në Llogara, një automjet me drejtues shtetasin K. D, banues në Prishtinë, ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/e.d