Përplasjet mes agjencive të udhëtimit për grafikun e orareve të nisjes dhe mbërritjes së trageteve në portin e Vlorës i kanë kushtuar vendin e punës drejtuesit të këtij institucioni Xhevahir Çeloaliaj.
Mësohet se ky i fundit është pushuar nga puna dhe do të zëvendësohet nga Edmond Lekaj, ish-kreu i Sigurimeve Shoqërore ne këtë qytet.
Prej kohësh tragetet e agjencive të udhëtimit “Red Star” dhe “Europian Ferries” janë kthyer në një shqetësim për pasagjerët pasi vijnë në të njëjtin orar dhe duhet të presin me orë të tëra për tu ankoruar në Portin e Vlorës.









