Një i ri ka mbetur i plagosur pas një sherri me dy persona, të cilët e qëlluam me thikë. Rreth orës 20:55, K.A. 19 vjeç ka mbërritur në Spitalin e Vlorës me plagë në kraharor. Nga hetimet paraprake Policia ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës (rrugë), ku dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikti për motive të dobëta. Policia ka identifikuar autorët e dyshuar në lidhje me plagosjen S.S dhe M.S., ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorëve të dyshuar.