Vlorë, sekuestrohen 90 kg kanabis, arrestohet në gjumë poseduesi
Policia e Vlorës ka seksuestruar rreth 90 kg kanabis sativa gjatë një operacioni në fshatin Shkozë të Vlorës. Në operacionin e koduar “Ndërmjetësi” gjithashtu janë asgjësuar me djegie 3-parcela me 663 rrënjë bimë narkotike .
Në pranga të policisë kanë përfunduar dy persona Dilaver Kapaj, 32 vjeç dhe Behari Bazaj, 38 vjeç, të dy me banim pranë njëri-tjetrit në fshatin Shkozë.
Dilaver Kapaj, u arrestua në kushtet e flagrancës duke fjetur gjumë.
Këtij personi i është gjetur dhe sekuestruar pranë vetes një armë zjarri të llojit, Automatik model 56′, bashkë me krëhërin dhe 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm.









