Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë, ka prezantuar së fundmi për herë të parë në adresën e saj zyrtare në internet rreth 20 fotografi të realizuara nga N. Barjamaj, fotografi këto të cilat paraqesin pjesërisht magjinë e bazilikës paleokristiane njohur më së shumti si mozaiku i “famshëm” i Mesaplikut.
Bazilika Paleokristiane e Mesaplikut, “Mozaiku i famshëm” u zbulua krejt rastësisht në pranverën e vitit 1978 në fshatin e Vlorës me po të njëjtin emër.
Pikërisht në Mesaplik gjatë punimeve për ngritjen e një banese në 1978, u zbuluan edhe gjurmët e para të mozaikut, dhe disa rrënoja muresh.










