Pas vizitës në Tiranë dhe mbërritjes në banesën e tyre në fshatin Dukat të Vlorës, dy prindërit e një adoleshenti gjejnë tragjedinë. 16 vjeçari me inicialet D.J kishte qëlluar veten me armë zjarri në kasollen e bagëtive.
I riu kishte pritur largimin e prindërve të tij për të kryer atë që sipas hetimeve paraprake rezulton të jetë një vetëvrasje.
Grupi hetimor po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes/a.k