Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në orët e mbrëmjes në qytetin e Vlorës. Një person është plagosur me armë zjarri në vendin e njohur si “Kali i Trojës”.
I plagosuri emri i të cilit nuk bëhet ende me dije u transportua me shpejëtsi në spital nga ku raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas raportimeve bëhet me dije se këtij shtetasi i kanë bërë atentat edhe 3 muaj më parë por arriti të shpëtojë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për identifikimin dhe ndalimin e autorit të krimit./a.m.