Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën e Vlorës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Report Tv nga vendngjarja, makinat kanë pësuar dëmtime të rënda.
Mësohet se nga aksidenti ka disa të plagosur, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sot policia, njoftoi se do të ketë monitorim të rrugëve me dronë si dhe shtim të masave për të parandaluar aksidentet. Për më shumë ndiqni pamjet. /ma.me