• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vlorë/ Pas kthimit nga Italia ishte tjetër njeri, i riu plagos kamerierin dhe nënën e tij

by Aalison Pearse Stevens
19/05/2019 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kishte pak që ishte kthyer nga Italia, por nga dita në ditë gjendja e tij psikologjike rëndohej. Emigranti plagosi dy persona brenda një harku të shkurtër kohor. Viktimë e agresionit të tij me thikë ka rënë një kamerier dhe vetë nëna e të riut. 26- vjeçari me iniciale G.M. është arrestuar në kushtet e flagrancës pak pas ngjarjes. Mësohet se i riu ka plagosur me thikë nënën e tij, por edhe një tjetër shtetas.

Sipas burimeve nga Policia e Vlorës, 26- vjeçari ka shfaqur probleme psikologjike dhe në momentet kur ka kryer sulmet me thikë, ka qenë në gjendje mjaft të rënduar psikologjike. 26-vjeçari vetëm pak kohë më parë ishte kthyer nga Italia.

Që prej kthimit, sjellja dhe gjendja e tij kishte ndryshuar tregojnë të afërmit. Fillimisht, 26-vjeçari G.M. ka goditur me mjet prerës (thikë), një kamerier në zonën e Lungomares, në momentet kur ka shkuar për të konsumuar një kafe në lokal. Pas kësaj ngjarjeje mësohet se 26-vjeçari është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes drejt banesës së tij, ku pas një konflikti, menjëherë pas mbërritjes në shtëpi, ka goditur dhe nënën e tij po me mjet prerës.

Në momentet e gjendjes së rënduar, 26-vjeçari ka tentuar të godasë edhe babain e tij, i cili ka arritur të shpëtojë duke u fshehur në shtëpi. Pas kësaj, i riu është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Disa metra larg banesës së tij, 26-vjeçari është kapur nga forcat e Policisë. Mësohet se në momentet e arrestimit, gjendja psikologjike e tij ishte mjaft e rënduar.

Nga ana tjetër, gjendja e personave të plagosur mësohet se mbetet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 26-vjeçari akuzohet tashmë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Dhunë në familje”. Por ajo që mbetet e dyshimtë lidhet me reagimin e Policisë, ngjarje të cilën e ka mbajtur të fshehtë deri tri ditë më vonë, pavarësisht arrestimit të agresorit./ i.h

Next Post
I diplomuar për ekonomi, zotëri, i pëlqyer nga vajzat. Maskimi perfek i hajdutit të apartamenteve në Itali

I diplomuar për ekonomi, zotëri, i pëlqyer nga vajzat. Maskimi perfek i hajdutit të apartamenteve në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In