Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, i shoqëruar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako, ka zhvilluar një takim me policinë e Vlorës ku tema kryesore ka qenë siguria. Tahiri ka vënë theksin tek lufta antikrim dhe antikorrupsion.
“Në luftën antikrim mbetet shumë për të bërë. Ka shifra e statistika pozitive, por duhet ti kushtohemi raportit të policit me qytetarët, ti kushtohemi fort luftës kundër korrupsionit”,- tha Tahiri.
Ndërsa Çako vlerësoi luftën kundër kultivimit te drogës.
“Vlerësojmë punën e policisë gjatë sezonit veror, kundër kultivimit te drogës”,- tha Çako.