Ngjarja që tronditi Vlorën të dielën,nuk ka asnjë autor të arrestuar por vetëm dyshime të bazuara në informacione operative se masakra lidhet me konfliktet e hapura mes dy bandave rivale në Vlorë. Objektivi i atentatit Armando Sulejmani që mbeti i plagosur me dy plumba është i vetmi i ndaluar nga policia e Vlorës për akuzën e “Armëbajtjes pa lejë”, pasi në trup këtij personi ju gjet një pistoletë pa lejë.Kyështë atentati i dytë brenda dy viteve që Sulejmani i shpëton në Vlorë. Sulejmani ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Çipuri”, ka marë vetëm dy plumba,një në dorë një në këmbë,për shkak se dy viktimat Arjan Hasani dhe kunati i Sulejmanit, Orest Rexho,kanë shërbyer si mburojë për të.Kjo pasi nga aktet e ekspertimit mjeko-ligjor ka rezultuar seOrest Rexho,ka marrë në trup 19 plumba, ndërsa 14 plumba automatiku ka marrë në trup viktima tjetër Arjan Hasani.
Për shkak të rripit të makinës, ky i fundit ka mbetur pa lëvizuar fare, ndërkohë Orest Rexho, ka mundur të dalë nga makina dhe të ndërrojë jetë vetëm disa metra më larg. “Në total 33 plumba në trup kanë marrë vetëm dy viktimat, ndërsa personi që mbijetoi Sulejmani duke qëndruar mbrapa në makinë ka marrë 2 plumba.Sulmi ndaj të treve ka qenë shumë i shpejtë dhe personat që ndodheshin brenda në makinë s’kanë pasur asnjë mundësi për të reaguar, për shkak se e kanëgjetur veten befasisht përballëtre grykave zjarri automatike”-tha një burim për “Shqiptarja.com”.Sipaskëtyreburimeve,Sulejmani prej kohësh qëndronte i fshehur dhe bënte një jetë mes Tiranës, Durrësit dhe Vlorës. Ai lëvizte gjithmonë i armatosur dhe shpesh herë përdorte kunatin e tij Orest Rexho, si taksist duke e transportuar nga njëra bazë në tjetrën.
Rexho për policinë kriminale në Vlorë njihet si person qëështë marë me shitjen e drogës, por jo i implikuar në vrasje.Pritet që në ditët në vijim prokuroria t’i komunikojë Armando Sulejmanit masën e arrestit në burg për akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë”.Atentati i fundit në Vlorë, sërish sipas burimeve nga policia, dyshohet se ka lidhje me serinë e vrasjeve. Më14 janar të vitit 2019 ndodhi plagosja e Mikel Mehmetaj. Ai njihej për lidhje me fisin Llanaj. Sërish policia gjeti vetëm një automjet të djegur ndërkohë krijoi dyshime mbi disa persona.Të vënë përpara me atentate, me sa duket krahu tjetër këtë herë ka sulmuar duke prodhuar dy viktima dhe një të plagosur.
Kush është “Çipuri”/ ushtari i Gaxhait që u kthye tmerri i Vlorës
Armando Sulejmani ose siç njihet ndryshme me nofkën “Çipuri” së bashku me Sokol Sinomatin që njihet me nofkën “Buzderi”, kanë qënë pjesë e bandës në Gazmend Brakës allias “Gaxhai” në Vlorë. Nëmars të vitit 1997 si pasojë e disa zhvillimeve shoqërore e politike në qytetin e Vlorës janë hapur depot e ushtrisë dhe armët u morën nga civilët. Kështu, kur rendi dhe siguria publike nuk ekzistonin më, në qytet filluan të krijohen grupimet e para të personave të armatosur. Si pasojë edhe e hapjes së burgjeve në Shqipëri persona me precedent penal u lanë të lirë dhe filluan që të organizoheshin në grupe të vogla kriminale që më pas nga fundi i muajit Mars 1997 në Vlorë u grupuan në banda të armatosura dhe filluan të kenë ndikimin e tyre kryesisht në “mbrojtjen” e lagjeve apo të zonave ku ata kryesisht banonin, duke krijuar kështu zonat e influencës se tyre.
Në qytetin e Vlorës në atë kohë, filluan të ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal tre grupe. Më konkretisht grupi i Xhelitajve në Lagjen “Çentrale”,grupi i Zanit në Lagjen “Çole” si dhe grupi i “Gaxhait”. Gazmir Brakaj i njohur si “Gaxhai”, së bashku me anëtarët e bandës Armando Sulejmani “Çipuri”,Sokol Sinomati “Buzderi”, Edmond Leskaj, Gazmend Nebiu ose (Kakami)si dhe disa persona të tjerë, tashmë të vdekur apo të paidentifikuar në atë periudhë kishin rivalitet të hapur me Zani Çaushin.Por kohët evoluan dhe disa nga këta emra mbetën burgjeve disa të tjerë mundën të dalin prej tyre, dhe të marrin situatën nën kontroll.Kjo pasi në shkurt 2014 gjyqtarët e gjykatës së Lartë me relator Edmond Islamaj,vendosën që Sulejmani dhe Sinomati të mos dënohet si pjesëmarrës në bandën e armatosur të Gaxhait, por të dënohet përfundimisht me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim, duke u dënur përfundimisht me 16 vite burgim.Ky vendim solli lirimin e tyre nga qelia,edhe pse ishin të akuzuar dhe dënuar për një tjetër vrasje të kryer në Vlorë, në vitin 2002 në Skelë, ku i vdekur mbeti Elton Tato.Sokol Sinomati ose “Buzderi” sipas policisë së Vlorës jeton në Belgjikë ku meret me aktivitet të paligjshëm, ndërsa në Shqipëri qëndron shoku i tij Armando Sulejmani, i cili kohët e fundit është dyshuar për disa atentate me vrasje në Durrës dhe Vlorë, por policia dhe prokuroria asnjëherë skanë patur fatin ta “mbërthejnë” me prova.
Vrasja e Elton Tato e dënimi me 2 vite burg
Sistemi i Drejtësisë me vendimet e marra hapur të paligjshme ka favorizuar ndjeshëm eksponentët kriminale në Vlorë,duke sjellë riaktivizimin e aktiviteteve kriminale, me pasoja deri në vdekje. Dy personat Armando Sulejmani dhe Sokol Sinomati janë favorizuar ndjeshëm nga sistemi i drejtësisë, gjatë gjykimit në vrasjen e shtetasit Elton Tato në Vlorë.Çështja ndaj “Çipurit” dhe “Buzderit”është zvaritur pa fund duke u rigjykuar disa herë.
Për këtë vrasje Armando Sulejmani është dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” ndërsa Sinomati me 20 vite burgim. Sipas dosjes së prokurorisë vrasja e Elton Tato është kryer në26 qershor 2002, rreth orës 15:00, në afërsi të ish-lokal “Zyrih”-ut,në lagjen “Skelë” të qytetit të Vlorës,ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Elton Tato.Ditën e ngjarjes është realizuar edhe këqyrja e një kanali të shkarkimit të ujërave të zeza që kalon përmes lagjes “Pavarësia” dhe derdhet në vendin e quajtur “Aulona” ku është gjetur dhe marrë me cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik kallashnikov me qytë të prerë.Armando Sulejmani dhe Sokol Sinomati për shkak të një konflikti të mëparshëm me Elton Tato dhe Robert Boraku, u ka lindur mendimi kriminal për vrasjen e tyre. Në datën 26 qershor 2002, rreth orës 15.00, të pandehurit kanë pikasur se shtetasit Elton Tato e Robert Boraku ishin duke parë një ndeshje futbolli në ish disko “Delfini”. Ky fakt i ka çuar ata në marrjen e vendimit për vrasjen e tyre dhe me këtë rast ata kanë parkuar në afërsi të ish lokal “Zyrihu” (pranë ish disko “Delfinit”), në drejtimin veriperëndimor të tij makinën tip “Tojota”, pronë e Armandos, duke pritur mbarimin e ndeshjes dhe me këtë rast daljen e Elton Tatos e Robert Borakut.Sokol Sinomati ka qëndruar brenda në makinë, i ulur në vendin e parë të pasagjerit, ndërsaArmando ka qëndruar në sheshin përpara lokal “Zyrihut”. Në përfundim të ndeshjes, shtetasit Elton e Robert kanë dalë nga disko dhe pasi kanë hipur në makinën e tyre, kanë lëvizur para lokal “Zyrihut” me drejtim për nga qendra e qytetit dhe kanë ndaluar përbri trotuarit ku qëndronte në këmbë i pandehuri Armando. Pasi kanë ndaluar automjetin Armando ka nisur të bisedojë me shtetasin Robert, i cili ka hapur derën e makinës.
Armando ju ka kërkuar që të shkonin së bashku deri të makina e tij, e ndodhur e parkuar 30 m larg vendit ku zhvillohej biseda. Të dy shtetasit i kanë kërkuar të pandehurit që të vinte të makina e tyre, por meqenëse ai nuk ka pranuar,atëherë i pari ka dalë nga makina shtetasi Elton, i cili ishte në rolin e shoferit, duke shkuar në drejtim të Armando duke i vendosur pistoletën në kokë. Më pas ka dalë nga makina dhe Roberti dhe janë nisur në drejtim të vendit të propozuar nga i pandehuri Armando.
Gjatë ecjes shtetasit Elton e Robert e kanë vendosur në mes Armandon, ndërsa shtetasi Elton ia mbante pistoletën të drejtuar në kokë.Pasi kanë përshkruar një distancë rruge përpara bar “Zyriut”, në momentin që po i afroheshin automjetit tip fuoristrade, që ishte e parkuar qysh më parë, Armando i ka bërë thirrje Sokol Sinomatit që gjendej brenda në pritje të viktimave “…o Sokol qëlloi vriti….”.Me këtë thirrje, Sokoli ka dalë menjëherë nga makina dhe me armën tip automatik ka hapur zjarr me breshëri në drejtim të shtetasit Elton e Robert, ku si pasojë ka mbetur i vdekur në vend shtetasi Elton, ndërsa Roberti është larguar me vrap në drejtim të pallateve në anën tjetër të rrugës duke iu shpëtuar plumbave. Pas kësaj Sokoli i ndjekur pas edhe nga Armando është larguar me armë në dorë në drejtim të rrugës ku ndodhet selia e Partisë Demokratike. Pasi kanë përshkruar një distancë të shkurtër i pandehuri ka hedhur në një kanal armën me të cilën realizuan krimin./raport.tv
/a.meta