• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VLORE/ Mbesa denoncon bashkëjetuesin e gjyshes për përdhunim

by Java News
05/06/2017 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestohet një person në kërkim i dënuar me 4 vite e 5 muaj burg. Policia e Vlorës bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Gjergji Memokondaj, 66 vjeç, banues në fshatin Babicë. Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasit Gjergji Memokondaj, pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal.

Vepër penale për të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me Vendimin nr.593, datë 03.12.2014, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 5 muaj burg.

NGJARJA SIPAS GJYKATES SE LARTE:

Shtetësja R.M. e moshës 15 vjeç (ditëlindje 12.01.1998) jeton në fshatin Babicë e Madhe me gjyshen e saj shtetasen Festime Halilaj. Gjyshja e saj Festime Halilaj bashkëjeton me të gjykuarin Gjergji Memokondaj dhe të tre së bashku jetojnë në të njëjtën banesë.

Ka rezultuar se më datë 11.10.2013 në Komisariatin e Policisë Vlorë është paraqitur shtetasja R. M. e cila ka kallëzuar për veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” parashikuar nga neni 101/1 i K.Penal, të gjykuarin Gjergji Memokondaj.

E dëmtuara, kallëzuesja, sipas saj, gjatë kohës që ka qëndruar në këtë banesë ajo është përdhunuar nga bashkëjetuesi i gjyshes së saj i gjykuari Gjergj Memokondaj. Ndër të tjera ajo ka shpjeguar se në muajin gusht të vitit 2013, në kohën që ka qenë në banesë vetëm me shtetasin Gjergji Memokondaj, ky i fundit ka filluar ta prekë në pjesët intime të trupit e mandej e ka zhveshur.

Ajo e ka kundërshtuar duke lëvizur nga vendi ku ishte ulur dhe ka shkuar dhe është ulur në një divan tjetër në dhomën e ndenjes. Ai i është afruar përsëri dhe e ka qëlluar me pëllëmbë në fytyrë duke filluar ti zbërthejë pantallonat. Pasi e ka zhveshur i ka kapur me forcë duart dhe i ka zënë gojën me njërën dorë për të mos bërtitur dhe pa dëshirën e saj ka filluar të kryejë marrëdhënie seksuale dhe duke i thënë vazhdimisht: “mos bërtit se do të të rrah”.

Pas kryerjes së marrëdhënies seksuale, ai e ka kërcënuar që të mos tregonte dhe pasi ka veshur pantallonat ka dalë në oborr. Në dëshminë e saj e dëmtuara shpjegon se shtetasi Gjergji Memokondaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të jashtë dëshirës së saj duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike mbi të si dhe duke e kërcënuar që të mos tregonte.

Nga aktet e administruara provohet se në lidhje me sa i kishte ndodhur e dëmtuara i ka treguar një shoqes së saj, shtetases S. H. si dhe të dashurit të saj shtetasit E. P, të cilët e kanë këshilluar që të shkonte në polici dhe të shpjegonte për sa i kishte ndodhur. Dëshmia e te dëmtuarës dhe faktet e rrethanat e treguara prej saj konfirmohen edhe nga dëshmitë e shtetasve Festime Halili, S.H dhe E.P.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, Prokuroria e rrethit gjyqësor Vlorë ka dërguar për gjykim procedimin penal në ngarkim të të gjykuarit Gjergj Memokondaj, duke e akuzuar për veprën penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga N.110/1 K.Penal.

Në lidhje me akuzën e ngritur ndaj tij i gjykuari Gjergji Memokondaj, gjatë hetimeve paraprake si dhe gjatë gjykimit e ka pranuar faktin që ai ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen R.M, por sipas tij kjo ka ndodhur me dëshirën e të dëmtuarës. panorama/ma.me

Next Post
Tabaku-Kryemadhit: LSI sulmon ligjin e arsimit të lartë për vota, pse heshtët deri tani

MATURA/ Përplasja PS- LSI, Tabaku: Ata që sot zihen, heshtën para një viti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In