Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen skelë në qytetin e Vlorës, ku fatmirësisht nuk ka pasur humbje në jetë. Mësohet se një makinë ka përplasur një motor. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është dërguar për të marrë ndihmën e mjekësore. Mësohet se i lënduari është jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes pritet të mbërrijnë uniformat blu të cilat do të përcaktojnë edhe shkakun e aksidentit.