Vlorë/ Kryeministri Rama mbledh rektorët e universiteteve për rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë

Kryeministri Edi Rama është takuar me rektorët e universiteteve në ambientet e bibliotekës së Universitetit “Ismail Qemali” për rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë. Në fokus të takimit ishte bashkërendimi i punëve për të arritur këtë qëllim madhor, zhvillimi i arsimit të lartë gjithëpërfshirës që plotëson standardet ndërkombëtare të cilësisë, integriteti akademik dhe transparenca si promotorë të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit.

U diskutua për:

– Lehtësimin e procedurave për programet e studimit që sjellin diploma të përbashkëta dhe diploma të dyfishta me universitetet e huaja;

– Nxitjen e universiteteve tona që të bashkëpunojnë në të gjitha format me partnerët ndërkombëtare dhe ky bashkëpunim do të ketë mbështetjen maksimale të qeverisë shqiptare;

Gjatë takimit, u ra dakord që duhet të punohet më tepër për pjesëmarrjen më cilësore të universiteteve në projektet europiane, sidomos në Programin “Horizon” e të tjera të ngjashme. Në të njëjtën kohë, Plani Ekonomik i Investimeve për Ballkanin Perëndimor nga Komisioni Europian, sjell shumë sfida mundësi edhe për arsimin e lartë në Shqipëri, ndaj angazhimi shumë i fortë i universiteteve në këtë kuadër është në domosdoshmëri për të mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com