Policia e Vlorës ka bllokuar mëngjesin e sotëm një gomone të fuqishme me dy shtetas italiane brenda saj. Sipas policisë gomonia është pikasur herët dhe është bllokuar rreth orës 04:00 të mëngjesit. “Shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë në bashkëpunim edhe me forca të Delta Force dhe DVP Vlorë kanë bërë të mundur bllokimin e një gomone të fuqishme me dy shtetas italiane në bord”- njofton policia. Ajo thotë më tej se po kontrollohet territori pasi dyshohet për trafik të lëndëve narkotike.
ma.me