Një gomone 9 metra e gjatë është gjetur në një magazinë në qytetin e Vlorës. Dyshohet se gomonia e gjendur në pyllin e Sodës, do të përdorej për trafik narkotikësh. Sipas policisë, janë ndryshuar të dhënat dhe motorët e gomones, si dhe është modifikuar për transport narkotikësh. Gomones 9 metra i janë vendosur 2 motorë 350 kuaj/fuqi, për të përballuar det deri në 8 ballë. Pronari i gomones është një 30-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, dhe po hetohet në gjendje të lirë. Forca të shumta policore Delta Force dhe Drejtoria e Qarkut po kontrollojnë zonën ku u gjet gomonia.
ma.me