Uniformat blu në qytetin e Vlorës kanë konfiskuar në orët e fundit një sasi prej rreth 75 kilogramë lënde narkotike e tipit kanabis.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se kanë shpallur në kërkim poseduesin e kanabisit, i cili ka arritur t’u shpëtojë agjentëve.
Sipas burimeve, personi në fjalë është identifikuar si Krenar Bitraj, 24 vjeç, banues në fshatin Tragjas të Vlorës.
Ai po e transportonte drogën me makinën e tij tip “Nissan” me targë “AA 3411 E”, por kur ka vënë re që po ndiqej e ka hedhur atë në rrugë.
/ Top Channel